Flash

Vrasja e Artan Cukut, dënohet me burg përjetë Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin

Lapsi.al 16 June 2025
Vrasja e Artan Cukut, dënohet me burg përjetë Bledar Jambellin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin, për përfshirjen në vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, ngjarje që tronditi opinionin publik në prill të vitit 2017.

Vrasja ndodhi në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë, ndërsa hetimet çuan në identifikimin e Bledar Jambellit si porositës dhe financues të krimit. Ai u arrestua në Greqi në vitin 2018.

Ishte Mikel Shallari, autori i ekzekutimit, i cili u arrestua pak ditë pas ngjarjes dhe vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë duke zbuluar porositësit e vrasjes së ish-komisarit.

Në këmbim të dëshmisë që çoi në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve, Shallari përfitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe u dënua me vetëm 10 vite burg.

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes së Cukut ishte një arrestim që ai kishte kryer në vitin 2012, kur në cilësinë e drejtuesit të Policisë së Vlorës, kishte ndaluar Bledar Jambellin si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Armando Delaj.

Jambelli u lirua nga akuzat dy vite më pas dhe madje fitoi një dëmshpërblim prej mbi 500 mijë lekësh nga shteti për ditët e qëndrimit në paraburgim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI