Flash

"Ai mendonte se do e helmonte!", detaje nga vrasja e gruas shqiptare në Itali

Lapsi.al 17 June 2025
"Ai mendonte se do e helmonte!", detaje nga vrasja e gruas shqiptare

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Tolentinon, ku shqiptarja Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, u vra me dhjetëra thika në një park nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra.

Gentiana, me mbiemrin e vajzërisë Kopili, në vitin 2021 kishte denoncuar ish-burrin e saj, Nikollaq Hudhrën, 55 vjeç, për dy episode dhune gjatë bashkëjetesës së tyre.

Megjithatë, prokuroria e Maceratas në dhjetor të atij viti kërkoi dhe mori mbylljen e hetimeve për këtë rast. Në janar të vitit 2022, pas 20 vitesh martesë, u formalizua ndarja e çiftit, të martuar që nga 8 janari 2002.

Avokati që e mbrojti Gentianën në atë periudhë, Guglielmo De Luca, tha për mediat se Nikollaq Hudhra kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte, madje në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer.

“Ai kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte. Në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer. Para ndarjes kishte ndryshuar bravën e derës për ta mbajtur larg. Më pas, falë dy kërkesave, i lejoi të kthehej, por e detyronte të flinte në një dhomë të vogël në një divan. I thashë të largohej nga ai burrë, por ajo priti për shkak të shqetësimit për fëmijët”, ka treguar avokati i saj.

Edhe vëllai i Gentianës, Artur Kopili, i cili mbërriti nga Shqipëria në Tolentino pas vrasjes së të motrës, foli për marrëdhënien e motrës me ish-burrin, ku tha se i dinin shqetësimet mes tyre.

“Të gjithë e dinin këtë situatë. Motra ime e kishte denoncuar disa vite më parë ish-burrin, por askush nuk ndërhyri”, tha ai. Ai së bashku me familjarë të tjerë morën pjesë në manifestimin përkujtimor në sheshin ku ndodhi vrasja.

Çifti jetonte në Itali me dy djemtë, Mario dhe Samuel, 21 dhe 23 vjeç. Pas disa vitesh në Belforte, kishin zhvendosur banesën në Tolentino. Pas ndarjes, Nikollaqi u transferua rreth dy vite më parë në Passignano sul Trasimeno, ku punonte në një fermë lokale.

Punëdhënësit e tij tregojnë për të se ishte punonjës i saktë, por kohët e fundit kishte shfaqur sjellje të çuditshme.

“Është një punonjës i mirë, shumë i saktë dhe i përpiktë. Puna është e lodhshme dhe rrallë kush qëndron kaq gjatë. Kohët e fundit kishte shfaqur sjellje të çuditshme, por askush nuk mund të imagjinonte një përfundim të tillë. Është e pabesueshme”, është shprehur ai për mediat.

Si ndodhi vrasja?

Sipas hetimeve, të shtunën në mbrëmje, 14 qershor, rreth orës 20:00, Nikollaqi mbërriti me monopatinë pranë ish-bashkëshortes dhe e goditi me një thikë kuzhine me një fije rreth 18 centimetra, duke i shkaktuar rreth dhjetë plagë, dhe më pas e goditi me këmbë.

Pas aktit, 55-vjeçari u ul në një stol pranë trupit të pajetë të ish-gruas, aty ku u gjet dhe u arrestua nga karabinierët e Maceratas dhe Tolentinos, që po vijojnë hetimet nën drejtimin e prokurorit Enrico Riccioni.

Në një seancë dëshmie gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, Hudhra pranoi vrasjen dhe rrëfeu se kishte tentuar të vriste ish-gruan edhe dy herë më parë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë motivin e përpjekjeve të tjera për vrasje.

Nikollaqi ndodhet aktualisht në izolim në burgun Montacuto në Ankona dhe në gjykatën e Maceratas do të zhvillohet seanca për konfirmimin e arrestimit. Ai akuzohet për vrasje me paramendim, ndërsa ka pranuar se ka provuar edhe më parë ta vriste ish-gruan dhe ka shpjeguar se ka shkuar në vendin e ngjarjes me monopatinë, pasi ajo e njihte makinën e tij.

Në të njëjtën ditë, në orën 12:30, do t’i besohet mjekut ligjor Antonio Tombolini kryerja e autopsisë, për të përcaktuar saktësisht numrin e plagëve dhe ato që rezultuan fatale për Gentianën.

Të këshilluara

Zjarr në kodrën e Krastës në Elbasan

Flakët kanë përfshirë kodrën e Krastës së Elbasanit pasditen e sotme. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri që flakët të viheshin shpejt nën kontroll. Zona q...

15:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI