Flash

Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik

Lapsi.al 17 June 2025
Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e

Egnatia shpreson tani të bëjë historinë, duke kaluar për herë të parë në raundin e dytë të Champions League. Shorti e ka ndihmuar për këtë, duke e vendosur përballë Breidablik në turin e parë kualifikues të turneut. Kampionët e Shqipërisë do ta luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa kthimi është programuar më 15 ose 16 korrik.

Breidablik u shpall kampion në Islandë, por nuk është një kundërshtar që mund të intimidojë rrogozhinasit. Në edicionin e kaluar, rrugëtimi i tyre në Europë përfundoi në turin e dytë të Conference League, e mposhtur nga Drita, fituese në të dy ndeshjet. Suksesi më i madh në histori e Breidablik është arritja në grupet e Conference League, në sezonin 2023/24.

Lexo më tej: Egnatia kampion për herë të dytë: poker ndaj Vllaznisë në finale

Egnatia niset sidoqoftë favorite në këtë përballje dhe ka mundësinë që për herë të parë të shkojë në raundin e dytë të Champions. Kjo përkthehet në të ardhura të rëndësishme për kampionët e Shqipërisë, që përvec 760 mijë eurove nga Champions do të luanin në raundin e tretë të Europa League.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI