Flash

Izraeli paralajmëron Ayatollahun: Do të përfundosh si Sadam Hyseini

Lapsi.al 17 June 2025
Izraeli paralajmëron Ayatollahun: Do të përfundosh si Sadam

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, mund të përballet me një fat të ngjashëm me diktatorin e ndjerë të Irakut, Saddam Hussein, paralajmëroi të martën ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

“E paralajmëroj diktatorin iranian që të mos vazhdojë të kryejë krime lufte dhe të mos qëllojë me raketa qytetarët izraelitë”, tha Katz në një takim të zyrtarëve të lartë ushtarakë izraelitë në Tel Aviv.

“Ai duhet të kujtojë se cili ishte fati i një diktatori në një vend fqinj me Iranin, i cili zgjodhi këtë rrugë kundër shtetit të Izraelit. Kush ndjek rrugën e Saddam Husseinit, do të përfundojë si Saddam Hussein", shtoi Katz.

Hussein, i cili ishte president i Irakut nga viti 1979 deri në përmbysjen e tij në vitin 2003, pushtoi Iranin në vitin 1980 dhe nisi një fushatë raketash kundër Izraelit në vitin 1991. Lufta Iran-Irak përfundoi në një ngërç pas tetë vitesh. Fushata e Irakut kundër Izraelit zgjati pak më shumë se një muaj gjatë Luftës së Parë të Gjirit, dhe Izraeli, nën presionin e Shteteve të Bashkuara, nuk u hakmor.

Pasi forcat e udhëhequra nga SHBA-të pushtuan Irakun në vitin 2003, Hussein u kap shpejt, u nxor në gjyq dhe u dënua me vdekje me varje.

Komenti i Katz erdhi pasi një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN gjatë fundjavës se izraelitët kishin një mundësi për të vrarë Khamenein, por SHBA-të i komunikuan Izraelit se Presidenti Donald Trump e kundërshtoi planin.

Të këshilluara

Zjarr në kodrën e Krastës në Elbasan

Flakët kanë përfshirë kodrën e Krastës së Elbasanit pasditen e sotme. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri që flakët të viheshin shpejt nën kontroll. Zona q...

15:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI