Flash

Matthew Perry: Mjeku që i shpërndau ketaminë pranon fajin

Lapsi.al 17 June 2025
Matthew Perry: Mjeku që i shpërndau ketaminë pranon fajin

Një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e aktorit të njohur Matthew Perry, mjeku Dr. Salvador Plasencia, ka rënë dakord të pranojë fajësinë për shpërndarje të ketaminës.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 16 qershor në Los Anxhelos dhe siguruar nga revista PEOPLE, Plasencia – një mjek i licencuar i njohur si “Dr. P.” – pranon fajin për katër akuza për shpërndarje të ketaminës, të cilat mbartin një dënim maksimal prej 40 vjet burg. Ai pritet ta paraqesë zyrtarisht deklaratën në javët në vijim.

Përpara kësaj marrëveshjeje, Plasencia përballej me më shumë akuza, përfshirë shtatë raste të shpërndarjes së ketaminës dhe dy raste të falsifikimit të dokumenteve të lidhura me hetimin federal për vdekjen e aktorit.

Matthew Perry, i njohur për rolin e tij në serialin “Friends”, ndërroi jetë më 28 tetor 2023 pas një mbidoze aksidentale. Autopsia zbuloi se vdekja erdhi si pasojë e efekteve të menjëhershme të ketaminës, në kombinim me faktorë të tjerë si mbytja, sëmundja e arterieve koronare dhe buprenorfina – një ilaç që përdoret për trajtimin e varësisë nga opioidet.

Pas më shumë se gjashtë muaj hetimesh, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit nisi një hetim penal mbi mënyrën se si Perry kishte siguruar ketaminën.

Në gusht 2024, Plasencia dhe katër persona të tjerë u arrestuan në lidhje me këtë çështje. Në mesin e të akuzuarve ishte edhe Jasveen Sangha, e cilësuar nga autoritetet si “Mbretëresha e Ketaminës”, e cila përballet me akuza për komplot për shpërndarje të ketaminës dhe metamfetaminës, si dhe mbajtje prone për qëllime droge. Ajo është e vetmja që nuk ka pranuar fajësinë dhe do të dalë në gjyq në gusht 2025.

Tre të akuzuar të tjerë kanë pranuar fajin më parë: Dr. Mark Chavez, për një akuzë për komplot për shpërndarje të ketaminës, Kenneth Iwamasa, asistenti personal i Perry-t, për një akuzë për shpërndarje të ketaminës me pasoja vdekjeprurëse, Erik Fleming, i dyshuar si shpërndarës droge, për shpërndarje të ketaminës që çoi në vdekje.

Prokuroria federale deklaroi se të akuzuarit “e shfrytëzuan Perry-n për përfitime personale”. Sipas Departamentit të Drejtësisë, Plasencia kishte komunikuar me Chavez për të siguruar ketaminën që më pas t’ia shiste Perry-t. Në një mesazh, Plasencia shkruante: “Po mendoj sa do paguajë ky budallai” dhe “Të shohim.”

Prokurori amerikan Martin Estrada deklaroi se të akuzuarit e dinin rrezikun që po i shkaktonin aktorit dhe tentuan të fshihnin gjurmët pas vdekjes së tij. Në një mesazh, Sangha i shkruante një bashkëpunëtori: “Fshij të gjitha mesazhet tona.”

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI