Flash

U aludua se Elliot Grainge e tradhëtoi, reagon Sofia Richie

Lapsi.al 17 June 2025
U aludua se Elliot Grainge e tradhëtoi, reagon Sofia Richie

Sofia Richie dhe bashkëshorti i saj, Elliot Grainge, kanë reaguar me humor ndaj thashethemeve se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Modelja 26-vjeçare publikoi më 5 qershor një video në TikTok, ku shihet teksa filmon burrin e saj të shtrirë në shtrat duke lexuar me zë komentet e ndjekësve që flasin për një tradhti të mundshme nga ana e tij.

“Pse nuk do të donte të ishte beqare përsëri?”, lexon Grainge, ndërsa Sofia qesh.

Më tej, ai lexon një koment tjetër që thotë: “Janë martuar? Duhet të ndahet dhe t’i marrë paratë e ushqimit për fëmijën.”

Një tjetër koment thoshte: “Ai? Po e tradhton atë?”

"Kjo është e ligë," thotë CEO i Atlantic Records, ndërsa Richie pajtohet: "Shumë e ligë."

Grainge shton me shaka: “Çfarë jam unë, Shrek?”, duke shkaktuar të qeshura te Sofia.

Richie e shoqëroi videon me përshkrimin: “M’u desh t’i tregoja burrit tim që nuk është princesha e popullit.”

Fansat reaguan menjëherë në mbështetje të çiftit në komentet e videos: “Asnjëherë nuk e kam dyshuar këtë burrë! Ai e do me shpirt, njerëzit janë të çuditshëm.” “Mënyra më e mirë për t’u përballur me thashethemet.” “Kjo është mënyra më epike që kam parë ndonjëherë për të heshtur thashethemet. Perfekte!”

Pas kësaj videoje që qartësoi situatën, çifti festoi edhe Ditën e Babait gjatë fundjavës.

“Gëzuar Ditën e Babait. Vajza jonë është me shumë fat që të ka ty,” shkroi Sofia në një postim në Instagram.

Richie dhe Grainge u martuan në prill të vitit 2023 në një ceremoni luksoze në jug të Francës, në Hotel du Cap-Eden-Roc.

Në një intervistë për WhoWhatWear, ajo tregoi se marrëdhënia e tyre nisi si miqësi:

“Gjithmonë i thoja: ‘Kushdo që do të jetë me ty, do të jetë vajza më me fat në botë.’ Dhe një ditë mendova: ‘Pse të mos jem unë ajo vajzë me fat?’”/lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI