Flash

Botërori i Klubeve/Rregulli i ri i futbollit për 8 sekondat u zbatua për herë të parë

Lapsi.al 18 June 2025
Botërori i Klubeve/Rregulli i ri i futbollit për 8 sekondat u zbatua
Gjatë ndeshjes së grupit F mes Ulsan Hyundai Football Club dhe Mamelodi Sundowns Football Club, arbitri francez Clement Turpin e zbatoi për herë të parë rregullin e “8 sekondave”. Botërori i Klubeve 2025 ishte shfaqja që e vuri në skenë. Në fazën përfundimtare të ndeshjes që u luajt në stadiumin Inter&Co të Orlandos, gjyqtari francez ndëshkoi portierin e klubit afrikan, Ronwen Williams, dhe pasi numëroi me duar kohën, i dha skuadrës koreanojugore të drejtën për të ekzekutuar një goditje nga këndi. Botërori i Klubeve 2025 sjell me vete një risi shumë të rëndësishme në nivel rregulloresh, të cilën presidenti i komitetit të arbitrimit të FIFA-s, Pierluigi Collina, e kishte paraqitur qartë në prag të turneut: për të shmangur humbjen e kohës nga portierët, do t’i jepet goditje nga këndi skuadrës kundërshtare nëse topi mbahet në duar nga portieri për 8 sekonda.

Botërori i Klubeve, zbatohet për herë të parë rregulli i ri

Në minutën e 82' të ndeshjes mes Ulsan dhe Mamelodit, Clement Turpin tregoi flamurin e goditjes nga këndi megjithëse topi ishte ende në duart e portierit të skuadrës afrikanojugore. Çfarë ndodhi? Arbitri i njohur francez zbatoi për herë të parë rregullin e “8 sekondave” në Kupën e Botës për Klube 2025. Bëhet fjalë për një rregull që IFAB-i e ndryshoi zyrtarisht në marsin e kaluar: organi që merret me vlerësimin e ndryshimeve të mundshme në rregulloren e futbollit në nivel global e hoqi humbjen e kohës nga portierët nga Rregulli 12.2: më parë ndëshkohej me goditje të tërthortë pas 6 sekondash, ndërsa tani do t’i jepet goditje nga këndi skuadrës kundërshtare. Një rregull që në të kaluarën nuk është zbatuar gjithmonë me përpikmëri, por që me këtë interpretim të ri pritet të merret më shumë parasysh.

Ulsan-Mamelodi filloi me një orë vonesë për shkak të motit

Ndeshja mes Ulsan dhe Mamelodi Sundowns u shty për shkak të alarmit të motit. Fylli i fillimit u shty dhe përmes altoparlantëve organizatorët u kërkuan pak tifozëve të pranishëm të largoheshin nga tribunat e impiantit për të shkuar në vende të sigurta dhe të mbrojtura. Ndeshja filloi me mbi një orë vonesë dhe përfundoi me fitoren e afrikanëve të jugut 1-0 falë golit të Rayners në minutën e 36'. Mamelodi dhe Ulsan bëjnë pjesë në grupin F me Borussia Dortmund dhe Fluminense, që barazuan 0-0.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI