Flash

Gjesti absurd i kapitenit të Urawa: Hoibraten refuzoi të përshëndesë lojtarët e River

Lapsi.al 18 June 2025
Gjesti absurd i kapitenit të Urawa: Hoibraten refuzoi të
Debutimi i Urawa Red Diamonds në Kupën e Botës për Klube u mbush me siklet që përpara se të niste ndeshja. Kapiteni Marius Hoibraten u bë protagonist i një momenti që la të habitur të gjithë tifozët: duke hyrë në fushë së bashku me skuadrën e tij, ai injoroi plotësisht lojtarët e River Plate që ishin rreshtuar për të përshëndetur kundërshtarët. Të gjithë të tjerët shtrinë dorën, siç ndodh zakonisht përpara fillimit të ndeshjes si gjest fair play, por kapiteni u kthye nga ana tjetër ndaj të gjithë klubit argjentinas, duke kaluar pa ngritur as kokën. Një sjellje e pashpjegueshme që la të gjithë pa fjalë. Nuk ka ndonjë precedent mes dy skuadrave, e aq më pak midis mbrojtësit dhe River Plate, duke qenë se Hoibraten e ka kaluar pothuajse të gjithë karrierën në Norvegji, pa luajtur kurrë në Amerikën e Jugut. Askush nuk e shpjegon dot se çfarë ndodhi dhe cili ishte motivi i vërtetë i kësaj armiqësie ndaj kundërshtarëve të parë që ndeshi në këtë kompeticion.

Kapiteni i Urawa Red Diamonds injoron lojtarët e River Plate

Një qëndrim kaq i çuditshëm nuk ishte parë më parë: ndërsa të gjithë lojtarët e Urawa Red Diamonds shtrinë dorën për të përshëndetur lojtarët e River Plate, kapiteni Hoibraten refuzoi t’i përshëndeste kundërshtarët dhe u kaloi përpara pa ngritur as sytë. Një gjest shumë i çuditshëm që i la të gjithë të habitur, duke nisur nga mbrojtësit Germán Pezzella dhe Gonzalo Montiel, që ishin më afër kamerave dhe treguan një shprehje të habitur. Një lloj provokimi i dështuar, sepse mes norvegjezit dhe River Plate nuk ka asnjë konflikt, dhe mbi të gjitha sepse u pasua nga një paraqitje shumë e keqe në fushë: Hoibraten bëri një gabim të rëndë në golin e dytë të argjentinasve, kur pasoi topin te portieri i tij pa e kuptuar që një kundërshtar ndodhej pas tij. Gafa dhe humbja pasuese e bënë edhe më të pakuptueshëm sjelljen e tij para fillimit të ndeshjes, një gjest që vazhdon të mbetet pa shpjegim.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI