Flash

Megan Fox dhe MGK zbulojnë emrin e vajzës së tyre:

Lapsi.al 18 June 2025
Megan Fox dhe MGK zbulojnë emrin e vajzës së tyre:

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly më në fund kanë zbuluar emrin e vajzës së tyre të vogël — dhe nuk është “Celestial Seed”.

Në vend të kësaj, çifti që është në një marrëdhënie të luhatshme e ka quajtur vajzën e tyre Saga Blade Fox-Baker, sipas një postimi të MGK në Instagram më 17 qershor.

Kur aktorja solli në jetë vajzën e tyre të parë, MGK ndau një video në Instagram ku shkruante: “Ajo më në fund erdhi!!Celestial Seed’.. 27/3/25.” Shumë ndjekës menduan gabimisht se ky ishte emri i saj, ndaj ai u detyrua të sqarojë përmes një Story se “pritni pak… emri i saj nuk është ‘Celestial Seed’. Nëna e saj do t’jua tregojë emrin kur të jemi gati.” Në atë kohë, Fox nuk bëri asnjë postim për lindjen.

Vajza e vogël është fëmija i parë  i Fox dhe MGK. Aktorja ka dhe  tre djem   me ish-bashkëshortin Brian Austin Green — Noah, Bodhi dhe Journey. Nga ana tjetër, MGK ka një vajzë të quajtur Casie nga një marrëdhënie e mëparshme me Emma Cannon.

Çifti, i cili është bashkë që nga viti 2020, ka kaluar disa ndarje dhe ribashkime gjatë viteve. Në nëntor 2024, Megan bëri të ditur se ishte shtatzënë me një “rainbow baby”, pasi kishte kaluar një abort më herët.

MGK kishte lënë të kuptohej për këtë përmes një performance emocionale në Billboard Music Awards në vitin 2022, ndërsa Fox e konfirmoi në librin e saj me poezi “Pretty Boys Are Poisonous” që doli në vitin 2023.

Në të njëjtin libër, ajo foli edhe për një “idiot të bukur, të thyer dhe egoist” që e tërhiqte poshtë, pa përmendur emra, por duke shtuar zërat se i referohej MGK.

Ata zyrtarisht e ndërprenë fejesën e tyre të shpallur në vitin 2022, por kanë pranuar se do të kenë gjithmonë një lidhje shpirtërore si “twin flamw”.

Pas lindjes së vajzës, burime pranë çiftit kanë thënë se ata po përpiqen të ruajnë një marrëdhënie bashkëprindërore sa më të qetë.

Të këshilluara

Tom Cruise nderohet me Oscar pas 35 vitesh

Tom Cruise do të nderohet me një Oscar nderi pas 35 vitesh nga nominimi i tij i parë. Cruise, koreografja Debbie Allen dhe dizajneri i prodhimit të filmit “D...

14:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI