Flash

Ministrja spanjolle përjashton sulmin kibernetik për ndërprerje të energjisë në prill

Lapsi.al 18 June 2025
Ministrja spanjolle përjashton sulmin kibernetik për ndërprerje

Një raport eksperti i porositur nga qeveria spanjolle ka bërë me dije se ndërprerja e paprecedentë e energjisë elektrike që e çoi gadishullin Iberik në një paralizë në fund të prillit u shkaktua nga tensionet në rritje që shkaktuan një zinxhir shkëputjesh në rrjetin e energjisë.

Duke folur me gazetarët të martën pasdite, ministrja e mjedisit të vendit, Sara Aagesen, përjashtoi një sulm kibernetik si shkak të ndërprerjes së 28 prillit, duke thënë se kjo kishte ndodhur për shkak të një dështimi “shumëfaktorial” të sistemit.

Ministrja tha se sistemit i mungonte kapaciteti i mjaftueshëm për të kontrolluar tensionin dinamik sepse operatori kombëtar i rrjetit të Spanjës, Red Eléctrica, nuk kishte mjaftueshëm termocentrale në punë për të kontrolluar rritjen e tensionit. Ajo gjithashtu vuri në dukje se disa nga kompanitë prodhuese të energjisë të paguara për të menaxhuar dhe thithur rritjet e tensionit nuk kishin arritur ta bënin këtë.

Ndërprerja e energjisë elektrike la njerëzit në Spanjë dhe Portugali pa trena, metro, semaforë, bankomate, lidhje telefonike dhe akses në internet, e shtyu qeverinë të porosiste raportin e ekspertëve.

Ministrja tha se rekomandimet kryesore të raportit përfshinin forcimin e mbikëqyrjes dhe pajtueshmërisë, si dhe sigurimin që Spanja të mbrohej siç duhet nga luhatjet e ardhshme të tensionit. Ajo mbrojti angazhimin e qeverisë së udhëhequr nga socialistët për rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme, të cilën disa e kishin paraqitur si shkakun e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI