Flash

Rinumërimi i votave në Tiranë, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11 fletë

Lapsi.al 18 June 2025
Rinumërimi i votave në Tiranë, PS-së i hiqen 38 vota, PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës.

Sipas shifrave të deritanishme, Partia Socialiste humbet 38 vota nga rinumërimi, ndërsa koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i hiqen 11 vota.

Më konkretisht, nga numërimi i parë PS kishte 6472 vota, ndërsa nga rinumërimi PS doli me 6434, pra 38 vota më pak.

PD-ASHM më 11 maj kishte 7412 vota, ndërsa rinumërimi e nxori me 7401 vota, që do të thotë 11 vota më pak.

Partia Koalicioni Euroatlantik fiton 2 vota, nga 442 që kishte më 11 maj, nga rinumërimi doli me 444 vota.

Partia Mundësia fiton 2 vota, nga 471 që kishte nga numërimi i parë, në 473 vota në numërimin e dytë.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim, ka fituar 1 votë nga procesi i rinumërimit, nga 19 që kishte, tani ka 20 vota.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka humbur një votë, nga 13 që kishte në 12, ndërkohë që rezultati mbetet i pandryshuar për partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhjet e 11 Majit.

WhatsApp Image 2025-06-18 at 16.06.53

Procesi i rinumërimit, i cili nis më 11 qershor,  zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe në të do të angazhohen 24 grupe numërimi.

Vendimi për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave u mor nga KAS pas kërkesës së dy anëtarëve të tij që mbështetën kërkesat e opozitës.

Opozita nuk e njeh rezultatin zgjedhor të 11 majit ndërkohë që po denoncon në kancelaritë perëndimore sipas saj farsën elektorale. PD po përgatit një dosje të plotë të manipulimit zgjedhor për t’ua dorëzuar kancelarive të huaja.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI