Flash

Tom Cruise nderohet me Oscar pas 35 vitesh

Lapsi.al 18 June 2025
Tom Cruise nderohet me Oscar pas 35 vitesh

Tom Cruise do të nderohet me një Oscar nderi pas 35 vitesh nga nominimi i tij i parë.

Cruise, koreografja Debbie Allen dhe dizajneri i prodhimit të filmit “Do The Right Thing”, Wynn Thomas, janë përzgjedhur për të marrë çmimin Oscar nderi në ceremoninë vjetore të Governors Awards, njoftoi të martën Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Ikona e muzikës country, Dolly Parton, do të nderohet gjithashtu me Çmimin Humanitar Jean Hersholt për dekadat e saj të punës bamirëse në fushën e arsimit dhe leximit.

“Ceremonia  e Governors Awards do të festojë katër figura legjendare, karrierat e jashtëzakonshme dhe përkushtimin e të cilëve ndaj komunitetit të kinemasë kanë lënë një ndikim të përhershëm,” tha Presidentja e Akademisë, Janet Yang, në një deklaratë.

Cruise është nominuar katër herë – dy herë për aktorin më të mirë në “Born on the Fourth of July” dhe “Jerry Maguire”, një herë për aktor dytësor në “Magnolia” dhe një herë për producent i filmit më të mirë me “Top Gun: Maverick.” Ai ka qenë gjithashtu një përkrahës i madh i kinemasë  dhe i prodhimeve të mëdha hollivudiane, veçanërisht gjatë pandemisë së koronavirusit.

Yang vuri në pah përkushtimin e jashtëzakonshëm të Cruise ndaj komunitetit të filmbërjes, përvojës teatrale dhe komunitetit të aktorëve që kryejnë skena të rrezikshme (stunt performers).

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI