Flash

Valverde humbet penalltinë në fund, Inzaghi e Al Hilal ndalin Real Madrid në debutim

Lapsi.al 18 June 2025
Valverde humbet penalltinë në fund, Inzaghi e Al Hilal ndalin Real

Nis me një barazim me drithërima aventura e Simone Inzaghit në pankinën e Al Hilal. Në ndeshjen e parë të Grupit H në Botërorin për Klube, skuadra e ish-trajnerit të Inter luan mirë, përballon goditjet kundër Real Madrid dhe merr një 1-1 të çmuar dhe të merituar. Në Hard Rock Stadium të Majemit, në pjesën e parë Gonzalo (34’) zhbllokon ndeshjen në kundërsulm dhe Neves (41’) barazon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë, një goditje e Arda Guler përplaset në traversë dhe në minutën e 90’ Bono shpëton rezultatin duke pritur një penallti të Valverde.

Uruguajani humbi penalltinë e fitores përballë Bono dhe Real Madrid–Al Hilal përfundoi me një 1-1 të drejtë. Në pjesën e parë Al Hilal luajti më mirë, iu afrua golit në dy raste, por është Real që kaloi në epërsi me një kundërsulm të nisur dhe përfunduar nga Gonzalo Garcia (me një devijim me fat) pas një asisti të Rodrygo. Skuadra saudite nuk u ndal dhe barazoi me një penallti për faull të Raul Asensio ndaj Marcos Leonardo. Ruben Neves e dërgon Courtois në krahun e kundërt. Para përfundimit të pjesës së parë, Al Hilal shkoi afër golit të dytë me Al Dawsari që preku shtyllën.

Lexo më tej: Manchester City e nis me fitore Botërorin e Klubeve: Foden e Doku shembin Wydad

Gjatë pushimit, Xabi Alonso zëvendëson Raul Asensio me Arda Guler, i cili pas disa sekondash goditi traversën pas një krosimi nga Vinicius. Më pas një ngatërresë në mbrojtjen e Blancos, nuk u shfrytëzua nga Marcos Leonardo, që goditi rrjetën e jashtme. Vijoi një fazë loje me ritëm të ulët, përpara se një tjetër pakujdesi nga Vasquez t’i jepte mundësinë Marcos Leonardo të godiste (keq) në portë. Ovacionet ishin për Modric, i cili u fut në vend të një Bellingham zhgënjyes. Në fund, VAR dalloi faullin e al Qahtani ndaj Arda Guler, por penalltia u godit keq nga Valverde e Bono mbajti rezultatin në 1-1.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI