Flash

Arrestohet në Britani Lorenc Lala, i kërkuar për dosjen e Laert Haxhiut

Lapsi.al 19 June 2025
Arrestohet në Britani Lorenc Lala, i kërkuar për dosjen e Laert

Lorenc Lala, në kërkim për dosjen e Laert Haxhiut është arrestuar këtë të enjte në Britani të Madhe me qëllim ekstradimi. Lala është një shtetas shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje. SPAK është njoftuar për arrestimin, ndërsa kanë nisur procedurat për ekstradim drejt Tiranës.

NJOFTIMI

Kapet dhe arrestohet në Mbretërinë e Bashkuar një shtetas shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar shtetasi shqiptar L. L., 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Përmbledhje e ngjarjes: Në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. Shtetasi L. L. dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale. Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.

Të këshilluara

Peshkopi, një person gjendet i pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi, ku një person është gjetur i pajetë. Sipas uniformave blu, është gjetur pa shenja jete shtetasi me iniciale E.N.,...

15:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI