Flash

Ministri i mbrojtjes i Izraelit: Ayatollahu nuk mund të vazhdojë të ekzistojë

Lapsi.al 19 June 2025
Ministri i mbrojtjes i Izraelit: Ayatollahu nuk mund të vazhdojë

Pas sulmeve të fundit iraniane, ministri i mbrojtjes i Izraelit thotë se Ajatollah Ali Khamenei “nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”.

“Një diktator si Khamenei, i cili drejton një vend si Irani dhe e ka bërë shkatërrimin e Izraelit mision të tij, nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”, tha Israel Katz.

“Ky njeri absolutisht nuk duhet të vazhdojë të ekzistojë”, theksoi ministri izraelit.

Deklarata vjen pasi zyrtarët amerikanë thanë gjatë kësaj jave se Donald Trump vendosi veton ndaj komplotit të Izraelit për të vrarë Khamenein.

Sakaq Trump tha më vonë se nuk ka plane për ta vrarë liderin suprem të Iranit “të paktën për momentin”, siç tha ai në mënyrë karakteristike.

600 të vdekur nga sulmet izraelite ndaj Iranit, mbi 1 mijë të plagosur

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI