Flash

E nis Superiorja, Superkupa trofeu i fundit i vitit: FSHF vendos datat e kampionateve

Lapsi.al 19 June 2025
E nis Superiorja, Superkupa trofeu i fundit i vitit: FSHF vendos datat e
FSHF ka miratuar kalendarin e kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2025-2026. Kampionatet kombëtare kanë tashmë datat e nisjes dhe mbylljes së rrugëtimit të tyre, për edicionin e ri, duke filluar nga Abissnet Superiore e deri te kampionatet e moshave. Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtën datë do të startojë edhe kampionati i Kategorisë së Parë. Ndërkohë, Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026. Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025. Kupa e Shqipërisë do të nisë më 1 tetor 2025, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të luhet më 13 maj 2026. Lexo më tej: FSHF tashmë edhe në FIFA+: futbolli shqiptar hapet ndaj botës Kampionati i vajzave do të fillojë më 27 shtator dhe do të mbyllet më 31 maj 2026. Gjithashtu FSHF ka përcaktuar edhe datat për të gjitha kampionatet e moshave, të cilat do të nisin në muajin shtator dhe do të përfundojnë në maj 2026.

Datat e nisjes së kampionateve kombëtare 2025-2026:

Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026 Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026 Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026 Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025 Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026 Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026 U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026 U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026 U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026 U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026 U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026 U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026 U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026 U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026 Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026 Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026 Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026 Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026 Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026 Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI