Flash

Trafikanti shqiptar fiton të drejtën të mos deportohet nga Britania

Lapsi.al 19 June 2025
Trafikanti shqiptar fiton të drejtën të mos deportohet nga

Një trafikant droge shqiptar, i cili u kap me 8 kilogramë heroinë dhe u fotografua i rrethuar nga 250 mijë paund cash, është lejuar të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar reagime të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe imigracionit britanik.

Olsi Beheluli, 33 vjeç, emigroi në Britani kur ishte vetëm 9 vjeç. Në vitin 2015 ai u dënua me 11 vite burg për rolin e tij si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e heroinës. Arrestimi i tij ndodhi vetëm tetë muaj pasi kishte fituar nënshtetësinë britanike në mënyrë të dyshimtë, duke fshehur të kaluarën e tij kriminale në formularin për natyralizim, raporton “The Telegraph”.

Ai u ndalua në Londrën veriperëndimore duke transportuar 8 kilogramë heroinë të pastër me vlerë rreth 200 000 paund, ndërsa ishte rrugës për në një magazinë, ku u gjetën edhe dokumente identifikimi false dhe peshore droge. NCA gjeti në telefonin e tij një foto ku Beheluli shfaqej i rrethuar nga 250 000 paund në cash, provë e jetës së tij luksoze të ndërtuar mbi trafikimin e drogës.

Megjithëse Home Office dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) kërkuan deportimin e tij, një gjykatë e nivelit të ulët vendosi në favor të Behelulit, duke theksuar mungesën e provave konkrete si survejim apo dëshmi të drejtpërdrejta që ai kishte qenë pjesë e krimit përpara marrjes së nënshtetësisë.

Por Home Office apeloi vendimin, duke përdorur një argument të ashtuquajtur “arsye e shëndoshë”, se është e pabesueshme që dikush i panjohur në botën e drogës do të besohej me një sasi kaq të madhe heroine dhe me para të konsiderueshme. Gjykata e lartë e pranoi këtë argument dhe urdhëroi një rishqyrtim të çështjes.

Ky rast është bërë simbol i një sërë rastesh të ngjashme që po i krijojnë presion qeverisë britanike për të forcuar rregullat e deportimit. Ministrat po propozojnë rritjen e pragut për të ndaluar përdorimin e nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), i cili mbron të drejtën për një jetë familjare, dhe nenit 3, që ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor.

Rasti i Behelulit nxjerr në pah një sfidë të madhe për autoritetet britanike, balancimi mes të drejtave të njeriut dhe ruajtjes së sigurisë publike. Pavarësisht se autoritetet këmbëngulin se ai ka mashtruar për të marrë nënshtetësinë dhe ka qenë pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale, për momentin ai ende gëzon të drejtën për të qëndruar në Britani.

Të këshilluara

Peshkopi, një person gjendet i pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi, ku një person është gjetur i pajetë. Sipas uniformave blu, është gjetur pa shenja jete shtetasi me iniciale E.N.,...

15:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI