Flash

Derbi i Tripolit pezullohet: arbitri plagoset, tifozët i vunë flakën një autobusi

Lapsi.al 20 June 2025
Derbi i Tripolit pezullohet: arbitri plagoset, tifozët i vunë
Derbi i fundit i Tripolit përfundoi me një autobus në flakë, një arbitër të plagosur dhe trazira jashtë stadiumit: Al-Ahli Tripoli dhe Al-Ittihad Tripoli nuk arritën as ta përfundonin ndeshjen, e cila u ndërpre në minutën e 39-të për shkak të incidenteve të dhunshme që përfshinë spektatorët dhe edhe lojtarët në fushë. Një kaos i pamundur për t’u vënë nën kontroll dhe që solli pasoja shumë të rënda: gjithçka nisi nga festimi i Naoufel Zerhouni, që shkaktoi reagimin e ashpër të kundërshtarëve, duke sjellë përleshje edhe jashtë stadiumit. Ndeshja u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi rreziku për përplasje ishte shumë i lartë, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur skenarin më të keq. Personat jashtë impiantit filluan një revoltë, duke i vënë zjarrin autobusit të Al-Ittihad. Derbi u ndërpre para përfundimit të pjesës së parë për arsye sigurie, por në fund autoritetet nuk regjistruan asnjë të plagosur mes tifozëve të pranishëm.

Kaosi i derbit të Tripolit

Pamjet e publikuara nga Libya Review tregojnë gjithçka ndodhi në fushë pas golit. Situata degradoi për vetëm pak sekonda: pati një hyrje në fushë që e ndaloi ndeshjen për disa minuta, por në fund derbi u pezullua në minutën e 39-të kur arbitri Fabio José Costa mbeti i plagosur gjatë përplasjeve. Që nga ai moment ndodhën gjithfarë gjërash edhe jashtë stadiumit, me përleshjet që vazhduan gjatë gjithë natës. Disa tifozë të Al-Ahlit hynë në tribunat e stadiumit, duke shkaktuar trazira edhe në atë sektor, por skenat më dramatike ndodhën jashtë stadiumit. Tripolit Lojtarët dhe trajnerët braktisën menjëherë fushën për arsye sigurie, por jashtë autoritetet nuk arritën të ndalonin trazirat që zgjatën deri vonë në mbrëmje. Madje dikush i vuri zjarrin autobusit të Al-Ittihadit dhe një makine të policisë, për fat pa lënduar askënd përreth. Të dy klubet bënë thirrje për qetësi dhe respekt të vlerave sportive, duke dënuar episodet e dhunës, por nga federata libiane e futbollit nuk ka ardhur asnjë komunikatë zyrtare për ngjarjen, megjithëse klubet kanë kërkuar të hapet një hetim për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI