Flash

Hakerimi i Bashkisë Tiranë/ Prindërit s’regjistrojnë dot fëmijët në kopshte

Lapsi.al 20 June 2025
Hakerimi i Bashkisë Tiranë/ Prindërit s’regjistrojnë

Këtë të premte, faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga grupi “Homeland Justice”, të cilën në Telegram shkruajnë se kanë marrë të dhënat dhe kanë fshirë serverat.

Ndërkohë hakërrimi i faqes zyrtare të Bashkisë ka sjëll probleme, pasi prindërit nuk regjistrojnë dot fëmijët e tyre në kopshte teksa afati përfundon për dy ditë.

Në një reagim zyrtar, Bashkia e Tiranë thotë se ka pasur një problematikë të serverëve të saj dhe për këtë arsye linku i platformës për regjistrimin e fëmijëve në kopshte nuk është funksionale.

Afati i fundit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte përfunon më datë 22 qershor dhe nuk dihet se çfarë veprimi do të marrë Bashkia, nëse do të ketë një shtyrje të këtij afati.

“Ju informojmë se për shkak një problematike të serverave të Bashkisë Tiranë, linku i Platformës së Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e-femijet.tirana.al nuk është funksional. Në këtë kuadër, procesi i aplikimeve do të pezullohet deri në momentin që platforma do të jetë funksionale.

Në vijim do t’ju informojmë kur platforma do të jetë përsëri funksionale dhe mbi shtyrjen e afatit të aplikimeve”, njoftoi Bashkia sot.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të mbizotërohet nga intervalet e gjata me diell dhe kalimet e lehta të vranësirave. Moti i kthjellët do të jetë dominant ...

07:18

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI