Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

I kujtoi Barcola, Acerbi kërcënon tifozin e PSG: “Jam i çmendur, të shemb në grushta”

Lapsi.al 20 June 2025
I kujtoi Barcola, Acerbi kërcënon tifozin e PSG: “Jam i
Finalja e Champions League e humbur në mënyrë poshtëruese nga Inter kundër PSG është ende një plagë e hapur për Francesco Acerbi, i cili reagoi në mënyrë kërcënuese ndaj një tifozi të klubit francez që i kujtoi pesë topat e nxjerrë nga rrjeta në Mynih, por sidomos një aksion të veçantë në të cilin mbrojtësi zikaltër 37-vjeçar u turpërua publikisht nga Bradley Barcola, që sapo kishte hyrë në fushë në pjesën e dytë, kur ndeshja tashmë ishte e mbyllur. “Unë jam i çmendur, do të të rrah keq”, iu përgjigj Acerbi me ton të ashpër. Interi dhe PSG-ja ndodhen të dyja në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube: zikaltërit e nisën me një barazim 1-1 kundër meksikanëve të Monterrey-t, ndërsa skuadra e Luis Enrique-s shkatërroi në debutim Atletico Madridin, për të humbur më pas papritur natën e kaluar ndaj Botafogos. Episodi mes mbrojtësit Acerbi dhe tifozit parisien ndodhi në prag të ndeshjes së dytë, që do të shohë skuadrën e Chivu të përballet të shtunën mbrëma kundër japonezëve të Urawa: nga fjalët e mbrojtësit milanez kuptohet se aksioni ku Acerbi u kalua lehtësisht nga Barcola gjatë finales së Ligës së Kampioneve ishte shkëndija që shkaktoi reagimin e tij.

Acerbi kërcënon: “Do të të rrah keq”

Acerbi i thotë tifozit – përmes një përkthyesi që ndodhet aty pranë – “you must be serious with him”, pra “duhet të jesh serioz me të”, më pas ndërhyn vetë për t’ia bërë të qartë djaloshit që mban veshur fanellën e PSG-së se, nëse vazhdon ta tallë, madje duke e imituar teksa bie në tokë pas një finte të Barcola-s, mund të përfundojë keq. Acerbi e kërcënon hapur se do ta godasë me duar si përgjigje ndaj ngacmimit: “Unë serioz. Të më marrësh për budalla jo, nuk më pëlqen. Kur je në rregull je top, por nëse unë dal andej dhe ti më bën ‘Acerbi-Barcola’, jo (këtu ai imiton me krahë një njeri që lëkundet, shën. red.), sepse unë jam i çmendur, unë do të të rrah keq.” Ngjarja, fatmirësisht, mbaron aty: mbrojtësi i Interit, me fytyrë të errët, kalon përpara për të bërë një selfie me një tjetër tifoz.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI