Flash

Ilir Meta sulmon SPAK: “Lajme të rreme të sponsorizuar nga Rama dhe Dumani”

Lapsi.al 20 June 2025
Ilir Meta sulmon SPAK: “Lajme të rreme të sponsorizuar nga Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas raportimeve në media për zhvillime të reja në kuadër të hetimeve ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi. Në një deklaratë publikuar në profilin e tij në Facebook, Meta i ka cilësuar lajmet si dizinformime të qëllimshme, të nxitura sipas tij nga kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

“Distancohem me neveri nga dizinformacionet e rrjedhura në media për gjoja episode të reja të çiftit Meta-Kryemadhi. Ky çift nuk ekziston më as juridikisht prej një viti,” shkruan Meta, duke theksuar se nuk ka asnjë akt të paligjshëm në emrin e tij, në Shqipëri apo jashtë saj. Ai mohon kategorikisht ekzistencën e ndonjë karte të dyshimtë apo aktiviteti ilegal.

Ish-presidenti deklaron se procesi hetimor ndaj tij është i motivuar politikisht dhe ka nisur që në vitin 2019, sipas tij me ndërhyrjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Ai akuzon drejtuesin e SPAK për një “pasion të zjarrtë për të mbajtur këtë çështje të hapur publikisht”.

Meta thekson gjithashtu se nuk mban përgjegjësi për askënd tjetër përveç vetes, duke përjashtuar nga çdo implikim fëmijët madhorë dhe kushërinjtë e tij. Ai nënvizon se këta janë përdorur politikisht në kuadër të hetimeve.

Në fund të reagimit të tij, Meta ngre një pyetje ironike për autoritetet shqiptare në lidhje me çështjen McGonigal: “Po letërporosia për Charles McGonigal, që është 4 vite i dënuar me burg, është dërguar apo po vonon ngaqë e kanë nisur me not?”

Meta është në burg që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar me urdhër të Porkurorisë së Posaçme, SPAK.

Meta akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë.

Mesazhi i plotë Metës:

"Në respekt të qytetarëve, të cilëve u kam shërbyer edhe si President i Republikës, edhe si Kryeministër, edhe si Kryetar i Kuvendit, edhe në funksone të tjera ekzekutive dhe parlamentare, distancohem me neveri nga dizinformacionet e shpërndara dhe të rrjedhura në media me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, për gjoja episode të reja të çiftit Meta-Kryemadhi.

Unë e mirëkuptoj pasionin e tyre për të mbajtur me pahir në opinion një çift, që nuk ekziston më as juridikisht prej një viti.

Madje pasioni i Altin Dumanit është “kaq i zjarrtë” për të mbajtur gjallë këtë çift në publik dhe në shërbim të hetimeve të tij prej 6 vitesh me urdhër të Charles McGonigalit dhe Edi Ramës, që nga dhjetori 2019, aq sa edhe në akuzën si i pandehur që m’u kominikua më 27 maj, statusin tim e kishin ende i martuar, kur ndërkohë që ky status nuk ekziston juridikisht prej 1 viti.

Akoma më të turpshme janë lajmet që qenka zbuluar një kartë e paligjshme që implikon Ilir Metën.

Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër.

Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës.

𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐬𝐤𝐞̈𝐧𝐝 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫.

Ilir Meta nuk mban përgjegjësi as për fëmijët e tij, që i ka në moshë madhore dhe i ka këshilluar që gjithmonë të jenë shembull i respektimit të ligjit dhe aq më tepër nuk mund të mbajë përjegjësi për kushërinjtë e tij, pasi siç e dini një prej tyre ishte edhe mik me Charles McGonigalin, iniciatorin me kërkesë të Edi Ramës për nisjen e hetimeve ndaj Ilir Metës edhe për çështjen CEZ-DIA edhe për çështjen Bami.

Por prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve.

Meqë jemi te lobimet dhe Kryesia e Partisë së Lirisë e ka shumë të qartë, për opinionin publik kam një pyetje: Po letërporosia për Charles McGongial, që është 4 vite i dënuar me burg, është dërguar apo po vonon ngaqë e kanë nisur “me not”?

E falenderoj me mirënjohje, avokatin tim, Z. Kujtim Cakrani për mbrojtjen e shkëlqyer dhe parimore!"

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të mbizotërohet nga intervalet e gjata me diell dhe kalimet e lehta të vranësirave. Moti i kthjellët do të jetë dominant ...

07:18

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI