Flash

Ish-kreu i SHISH: Çfarë i thashë Berishës kur më pyeti për muxhahedinët iranianë

Lapsi.al 20 June 2025
Ish-kreu i SHISH: Çfarë i thashë Berishës kur më

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, në studion e “Opinion” në News24 u shpreh se prania e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri nuk përbën rrezik, në kushtet e luftës që ka nisur Irani me Izraelin.

Lika kujtoi një bisedë me ish-kryeministrin Berisha në kohën kur diskutohej ardhja e përfaqësuesve të opozitës iraniane në Shqipëri, ku ndër të tjera ai ka shprehur qëndrimin e tij.

“Ai më pyeti se çfarë mendimi kisha unë i thashë se ne nuk kemi burime për ti ndjekur e mbajtur në vëzhgim pasi ata janë luftëtarë prej 20 vitesh të mbyllur mes kufirit Irak-Iran dhe të papëlqyer nga të dyja krahët”, tha ish-kreu i SHISH Visho Ajazi Lika.

Visho Ajazi: Unë jam involvuar në këtë punë që në ditët e para kur muxhahedinët erdhën në Shqipëri, pasi ish-kryeministri i asaj kohe më ka thirrur mua dhe ministrin e Brendshëm për ardhjen e 125 muxhahedinëve në Tiranë, të cilët pastaj do të shpërndahen në SHBA, Gjermani e Suedi.

Ai më pyeti se çfarë mendimi kisha unë i thashë se ne nuk kemi burime për ti ndjekur e mbajtur në vëzhgim pasi ata janë luftëtarë prej 20 vitesh të mbyllur mes kufirit Irak-Iran dhe të papëlqyer nga të dyja krahët.

Sa herë që më është kërkuar mendim kam thënë se ne nuk kemi kapacitet për ti ndjekur e vëzhguar. Unë në atë kohë, cdo dy javë kisha ambasadorin e Iranit që më thonte se ata janë kriminelë. Unë i thoja se s’jam polic, po të keni të dhëna nga inteligjenca juaj që vërtetojnë këto që thoni ju.

Pra personalisht, unë nuk besoj se ata janë elementi kryesor që do të jenë në krye të pushtetit të Iranit nëse rrëzohet regjimi i Khameneit. Raketat më të certifikuara janë 2200 km larg dhe arrijnë tek ne. Nuk mendoj se do të harxhojnë raketa drejt nesh dhe nuk besoj jemi të rrezikuar. Jemi më të rrezikuar në aspektin kibernetik. /BalkanWeb

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI