Flash

Sherr mes ambasadorëve të Iranit e Izraelit në OKB: Je një ujk i maskuar si diplomat

Lapsi.al 20 June 2025
Sherr mes ambasadorëve të Iranit e Izraelit në OKB: Je një

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka pasur një shkëmbim të nxehtë polemikash midis përfaqësuesve të Iranit dhe Izraelit teksa fuqitë botërore janë vënë përballë për të diskutuar konfliktin ushtarak në rritje.

Fillimisht sekretari i përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se bota po nxiton drejt krizës. Edhe fuqitë e përhershme evropiane në këtë Këshill, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca bënë thirrje për një shtensionim urgjent, por shkëmbimi i ashpër i fjalëve midis përfaqësuesve të Iranit dhe Izraelit nxori në pah natyrën e rrënjosur të qëndrimeve të tyre.

Ambasadori iranian Amir Saeid Iravani e quajti sulmin izraelit "të paprovokuar". Ai këmbënguli se programi bërthamor i vendit të tij ishte paqësor dhe akuzoi SHBA-në për bashkëpunim dhe pjesën tjetër të Këshillit të Sigurimit për dështim për të vepruar. Ai tha se Irani do të vazhdojë të mbrohet derisa të ndalojë veprimi ushtarak i Izraelit.

Ambasadori izraelit Danny Danon, në fjalimin e tij që pasoi akuzoi Iranin se ka një "axhendë gjenocidale" duke pretenduar se aftësia e tij për të vendosur armë bërthamore po afrohej më shpejt nga sa mund ta imagjinonte kushdo. Izraeli sipas tij nuk do të ndalonte së godituri objektet e tij bërthamore derisa kërcënimi të "zhdukej".

“Si guxoni t’i kërkoni bashkësisë ndërkombëtare t’ju mbrojë nga pasojat e axhendës suaj gjenocidale? Ju nuk jeni viktimë. Ju nuk jeni diplomat. Ju jeni një ujk i maskuar si diplomat dhe ne kemi mbaruar së pretenduari të kundërtën”, tha ai.

Ndërsa Kina tha se Izraeli po shkelte të drejtën ndërkombëtare. Rusia, gjithashtu tha se Izraeli kishte treguar një "shpërfillje të hapur" për diplomacinë. Në anën tjetër SHBA-të e quajtën Iranin burimin kryesor të terrorit në Lindjen e Mesme dhe thanë se vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Izraelit si aleat dhe mbështesin veprimet e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI