Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Ndahet nga jeta aktori i “Spider-Men”

Lapsi.al 22 June 2025
Ndahet nga jeta aktori i “Spider-Men”

Aktori Jack Betts ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Aktori i One Life to Live u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Los Osos të Kalifornisë, të enjten, konfirmoi nipi i tij, Dean Sullivan, për The Hollywood Reporter.

Betts interpretoi në 20 episode të serialit si Dr. Ivan Kipling në Spitalin e Llanview, nga viti 1979 deri më 1985.

Ai njihej gjithashtu për lidhjen e ngushtë miqësore me aktoren Doris Roberts (Everybody Loves Raymond), me të cilën ndante banesën për vite të tëra.

Dyshja u takua për herë të parë në The Actors Studio në Nju Jork më 1954 dhe që atëherë mbajtën një lidhje të fortë. Roberts madje ka drejtuar një shfaqje të shkruar nga Betts me titull Screen Test: Take One.

Jack Betts luajti gjithashtu në filmin e njohur Spider-Man të vitit 2002, ku portretizoi Henry Balkan – kryetarin e bordit të Oscorp që shkarkon Norman Osborn (Willem Dafoe), përpara se ky i fundit të shndërrohej në Green Goblin dhe të hakmerrej ndaj tij.

Në një intervistë në 2020, si tregoi sesi i kërkoi regjisorit Sam Raimi të shtonte një element personal në skenën e tij, dhe ky e pranoi menjëherë me entuziazëm.

“I thashë Raimit, 'dua t’i jap diçka ndryshe kësaj skene' – dhe ai tha, 'perfekte, kjo ishte ajo që duhej'. Një njeri i mrekullueshëm për të punuar.”

Betts u rrit në Jersey City të New Jersey dhe u zhvendos në Miami në moshën 10-vjeçare. Më pas mori diplomën në teatër nga Universiteti i Miamit dhe nisi karrierën në Nju Jork.

Rolin e tij të parë e mori në vitin 1953 në adaptimin teatror të “Richard III” nga William Shakespeare. Nga viti 1960 deri më 1962, ai luajti rolin e detektivit Chris Devlin në serialin Checkmate, përkrah aktorëve si Anthony George dhe Sebastian Cabot.

Ai u shfaq gjithashtu në serialet e njohura komedi si Seinfeld, Frasier, Everybody Loves Raymond, Monk dhe Friends. Projekti i tij i fundit televiziv ishte në dramën Good Trouble në vitin 2019.

Në kinemanë italiane, ai u bë pjesë e shumë western-eve të njohura të viteve '60 nën emrin artistik “Hunt Powers”, duke luajtur në 15 filma nga viti 1966 deri më 1973.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI