Flash

Berisha: Kur panë këtë video në Strasburg e krahasuan Shqipërinë me Zimbabven

Lapsi.al 23 June 2025
Berisha: Kur panë këtë video në Strasburg e krahasuan

Kreu i PD-së ka publikuar një video që tregon se çfarë ndodhi në qendrat e votimit në disa fshatra të Elbasanit dhe të Peqinit. Nga pamjet duken komisionerë që nxjerrin fletë votimi nga kutitë, të tjerë që votojnë 4 herë, të tjerë që shoqërojnë votuesit në momentin e përzgjedhjes së partisë apo kandidatit të preferuar duke shkelur të drejtën e fshehtësisë së votës.

Me pak fjalë në video shihet qartë se ditën e 11 Majit në disa qendra votimi, kutitë janë mbushur përmes një procesi fals, të paligjshëm dhe kriminal.

Berisha tha se video u shfaq edhe në seancën e komitetit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE nga deputetja Albana Vokshi dhe e shokoi audiencën.

"Zonja Albana Vokshi, e pranishme në grupin parlamentar të Partisë Popullore, paraqiti që në mëngjes një video shokuese, shokuese për audiencën, e cila tregoi se pse zgjedhjet në Shqipëri, ishin një farsë e tipit të Zimbabeve të 30 viteve më parë" u shpreh Berisha. Video e plotë më poshtë:

Të këshilluara

Europa, në një projekt të dështuar lufte

Një vit më parë, do ta kisha filluar këtë fjalim me një vajtim për shndërrimin deri më tani të paimagjinueshëm të Bashkimit Evropian nga një “Projekt Paqeje” në...

19:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI