Flash

Blegtoria në rënie të lirë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi

Lapsi.al 23 June 2025
Blegtoria në rënie të lirë, ulet numri i kafshëve dhe

Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023.

Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet. Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.

Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.

Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.

Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.

Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.

Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.

Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%. Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024.

Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024. Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%.

Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.

Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë. Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve. Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI