Flash

Reuters: Trump futet në 'bunker', po monitoron sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane

Lapsi.al 23 June 2025
Reuters: Trump futet në 'bunker', po monitoron sulmet e Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Donald Trump, Pete Hegseth dhe John Caine ndodhen në Dhomën e Situatave.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjenerali John Caine, ndodhen në Dhomën e Situatave duke ndjekur nga afër situatën në Katar së bashku me Presidentin Trump.

Lexo më tej: Tmerr në qiellin e Katarit/ Antiajrorët amerikanë qëllojnë raketat e Iranit (VIDEO) 

Dhoma e Situatave (Situation Room) në Shtëpinë e Bardhë është një qendër komanduese dhe informacioni e sigurisë kombëtare, ku presidenti dhe zyrtarët e lartë marrin vendime kritike në kohë reale. Ajo është e pajisur me teknologji të avancuar për komunikim të sigurt dhe ndjekje të operacioneve globale ushtarake dhe krizave. E ndodhur në katin përdhes të Shtëpisë së Bardhë, ajo funksionon 24 orë në ditë dhe menaxhohet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Gjendet i mbytur një i moshuar në lumin Buna

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lumin Buna, në Shkodër, ku është gjetur trupi i pajetë i një 70-vjeçari nga Tirana. Sipas njoftimit zyrtar të policisë s...

15:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI