Flash

Rinumërohet 47% e kutive të Tiranës/ Ngushtohet diferenca Xhaçka – Gjylameti

Lapsi.al 23 June 2025
Rinumërohet 47% e kutive të Tiranës/ Ngushtohet diferenca

Këtë të hënë rinisi numërimi i votave të qarkut të Tiranës nga ana e KQZ-së. Sa u takon partive, ajo që rinumërimi po nxjerr është se PD ka më shumë vota të pamerituara se PS. Sipas të dhënave për 601 kuti të vlerësuara, apo rreth 46.5% e tyre, koalicioni i PD ka marrë në 11 maj 305 vota më shumë nga sa duhej ndërsa PS-së i janë gjetur 222 vota të pamerituara.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 32 vota më shumë, PSD 25 vota dhe Mundësia ka 12 vota më shumë. Asaj që i është ngrënë haku është Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës që nga rinuëmrimi i janë kompensuar plot... 20 vota. Vlen të theksohet se me këto vota nuk ndryshon për momentin ndarja e mandateve dhe pretendimi i PD për të marrë mandatin e 14-të duke ia hequr të dytin “Mundësia” duket ende larg.

Sa u takon kandidatëve, brenda koalicionit të PD-së nuk ka përmbysje mes Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut duke bërë që kjo e fundit të mbajë deri tani mandatin. Alimehmetit i janë gjetur 94 vota të pamerituara ndërsa Tabakut 63 vota më shumë.

Ndërsa brenda PS ka një ngushtim të diferencës mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Të parës i janë gjetur 48 vota më shumë ndërsa të dytës 4 vota më pak. Xhaçka mori mandatin me 128 vota më shumë dhe tashmë diferenca ka zbritur në vetëm 76 vota. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI