Flash

SHBA largoi avionët nga baza ajrore në Katar para sulmit iranian

Lapsi.al 23 June 2025
SHBA largoi avionët nga baza ajrore në Katar para sulmit iranian

Një imazh satelitor i datës 19 qershor tregon se avionët amerikanë janë larguar nga baza ajrore Al Udeid në Katar, duke lënë pistat pothuajse të zbrazëta.

Kjo lëvizje ka ndodhur para sulmit me raketa të Iranit ndaj kësaj baze, i kryer këtë të hënën në përgjigje të sulmeve ajrore të SHBA-së mbi objektiva bërthamore iraniane gjatë fundjavës.

Sipas dy zyrtarëve të mbrojtjes, që kanë folur për CNN, zhvendosja e avionëve është pjesë e strategjisë së Pentagonit për të mbrojtur asetet dhe pajisjet amerikane në Lindjen e Mesme, në kuadër të tensioneve të përshkallëzuara mes Iranit dhe Izraelit.

Në të njëjtën kohë, të gjitha anijet luftarake të Marinës Amerikane që ishin të vendosura përpara në bazën detare Naval Support Activity Bahrain, baza detare amerikane në Bahrein, janë larguar nga porti javën e kaluar. Deri më tani nuk dihet destinacioni i avionëve dhe anijeve të zhvendosura.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI