Flash

Shfaqet djali i Shahut: Jam gati të udhëheq Iranin drejt demokracisë

Lapsi.al 23 June 2025
Shfaqet djali i Shahut: Jam gati të udhëheq Iranin drejt

Djali i dëbuar në mërgim i Shahut të fundit të Iranit u vetëofrua sot si udhëheqës i përkohshëm për të marrë drejtimin e vendit gjatë tranzicionit larg diktaturës.

Reza Pahlavi, të cilin mbështetësit e tij e quajnë “Princi i Kurorës së Iranit”, u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të largojë me forcë regjimin teokratik të Ajatollah Ali Khameneit.

Reza Pahlavi tha se po krijon një “platformë të sigurt” të re për disidentët dhe kundërshtarët e brendshëm të regjimit që të koordinojnë përpjekjet për të përmbysur diktaturën dhe për të vënë vendin në rrugën e një të ardhmeje “të lirë dhe demokratike”. 

(Reza Pahlavi, djali i Shahut të përmbysur nga Ayatollah Khomeini në revolucionin islamik të vitit 1979)

“Ne jemi një popull krenar, i lashtë dhe i qëndrueshëm,” tha Pahlavi në një konferencë për shtyp në Paris të hënën. “Për bashkëkombësit e mi: Ky është momenti ynë. Jam me ju. Le ta ndërtojmë së bashku këtë Iran të ri.” 

“Jam këtu sot për t’u ofruar bashkëkombësve të mi të më besojnë drejtimin në këtë rrugëtim paqeje.” 

Reagimi i Reza Pahlavit vjen në një moment kritik për Iranin, teksa vendi ndodhet nën tronditjen e një lufte shkatërruese me Izraelin dhe përballë një presioni të paprecedent ndërkombëtar. Pas sulmeve ajrore izraelite dhe së fundmi amerikane mbi objektet bërthamore iraniane dhe tensioneve në rritje me Shtetet e Bashkuara, regjimi i Ayatollah Khameneit është vënë përballë sfidës më të madhe të ekzistencës së tij në dekada. Në këtë klimë trazirash dhe pasigurie, Pahlavi po përpiqet të paraqitet si një alternativë e bashkuar dhe e besueshme për të ardhmen e Iranit, duke kërkuar mbështetje nga brenda dhe jashtë vendit për një tranzicion paqësor drejt një qeverie demokratike. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit 

Të këshilluara

Gjendet i mbytur një i moshuar në lumin Buna

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lumin Buna, në Shkodër, ku është gjetur trupi i pajetë i një 70-vjeçari nga Tirana. Sipas njoftimit zyrtar të policisë s...

15:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI