Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Tifozët e Athletic fshijnë Nico Williams nga murali: preferon Barcelonën

Lapsi.al 23 June 2025
Tifozët e Athletic fshijnë Nico Williams nga murali: preferon
Largimi i Nico Williams do të shkaktojë pakënaqësi të mëdha mes tifozëve të Athletic Bilbao, të cilët e kanë bërë tashmë të qartë se çfarë mendojnë për kalimin te Barcelona. Sulmuesi është një idhull në Baskë, por largimi i tij e ka prishur plotësisht marrëdhënien me tifozërinë: fytyra e tij është fshirë nga një mural në qytet që e prezantonte së bashku me vëllain e tij Iñaki dhe me Iker Muniain, një tjetër legjendë e madhe e klubit bask. Fytyra e lojtarit është mbuluar plotësisht me bojë të kuqe dhe në vend të saj është shfaqur një mbishkrim: “Qoftë se ikën apo qëndron, ke humbur respektin tonë”. Pra, as qëndrimi nuk do të mjaftonte për të ndrequr një marrëdhënie që tashmë është plotësisht e prishur. Nico Williams është një hap larg firmës me Barcelonën, që do të paguajë 60 milionë eurot e klauzolës së tij për të përforcuar sulmin.

Nico Williams i fshirë nga murali

Është një akt i fortë proteste nga ana e tifozëve që vetëm një vit më parë kishin vendosur ta nderonin të riun duke i kushtuar një mural në qytet bashkë me idhuj të tjerë të klubit. Në pak kohë gjithçka u rrëzua dhe mundësia e kalimit te Barcelona krijoi një krisje mes Nico Williams dhe gjithë tifozërisë. Fytyra e tij është fshirë nga vepra artistike dhe është mbuluar me një mesazh të pakëndshëm ndaj tij. Faktin e ka denoncuar vëllai i tij, Iñaki, edhe ai i paraqitur në të njëjtin mural: “Pas çdo mungese anonime respekti, fshihet gjithmonë dikush shumë i vogël për t’u parë”. Të gjithë te Athletic janë të zemëruar me lojtarin e ri për kalimin e mundshëm te Barcelona: zërat qarkullonin që një vit më parë, por këtë herë blaugranat janë seriozisht të vendosur dhe synojnë të paguajnë klauzolën prej 60 milionë eurosh, me pëlqimin e Nico Williams që ka pranuar joshjen e kampionëve të Spanjës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI