Flash

BIRN: Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

Lapsi.al 24 June 2025
BIRN: Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

Të martën, zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë.

Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat i ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe i atij shqiptar Edi Rama, pretendon se mbajtja në paraburgim e Veliajt shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“SPAK e ka arrestuar kryetarin e Bashkisë Veliaj pa ngritur asnjë akuzë, në kushte që e kanë penguar atë të ushtrojë mandatin si kryetar bashkie dhe të përmbushë detyrimet e tij gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025,” deklarojnë Mishcon de Reya LLP dhe Kasowitz LLP në një njoftim për shtyp.

Mishcon de Reya LLP është studioja e dytë ligjore që Veliaj angazhon, pas asaj amerikane Kasowitz LLP. Ajo është themeluar në vitin 1937 dhe në vitin 2022–2023 pati të ardhura të raportuara prej 225 milionë paund britanikë. Studio ligjore britantike njihet për përfaqësimin e klientëve të pasur, të famshëm dhe të fuqishëm – përfshirë përfaqësimin e princeshës së ndjerë të Uellsit, Diana Spencer, gjatë divorcit të saj me mbretin Charles.

Megjithëse konsiderohet një nga firmat ligjore më të mëdha britanike, ajo është gjobitur në vitin 2022 për shkeljen e rregullave për pastrimin e parave në Mbretërinë e Bashkuar.

Firma ligjore nuk ishte menjëherë e arritshme nëpërmjet telefonit ditën e martë. Është e paqartë nëse ajo është kontraktuar drejtpërdrejt nga Veliaj për hartimin e raportit apo nëpërmjet Kasowitz LLP.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestua më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash, nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat.

Studioja amerikane “Kasowitz Benson Torres” është angazhuar për mbrojtjen e kryebashkiakut nga i vëllai, Arbër Veliaj, i cili ka bërë një parapagesë me vlerë 300 mijë USD.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, avokatët e studios Kasowitz marrin një pagesë për orë pune që varion nga 500 USD deri në 1950 USD.

Masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt pritet të vlerësohet nga Gjykata e Lartë me 8 korrik. /Reporter.al

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Tiranë

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë te rruga e Durrësit në Tiranë. Në aksident janë përfshirë 3 automjete, dy makina dhe një taksi. Deri më tani ...

15:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI