Flash

LAJM I FUNDIT/ Trump: Irani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim

Lapsi.al 24 June 2025
LAJM I FUNDIT/ Trump: Irani dhe Izraeli kanë rënë dakord për

Në një postim në rrjetin "Truth Social", presidenti amerikan Donald Trump pretendon se është arritur një armëpushim 12-orësh midis Izraelit dhe Iranit. Armëpushimi, thotë ai, do të fillojë brenda 6 orësh.

"URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMPUSHIM TË PLOTE dhe TOTAL (përafërsisht brenda 6 orësh nga tani, kur Izraeli dhe Irani të jenë tërhequr dhe të kenë përfunduar misionet e tyre përfundimtare në zhvillim e sipër!), për 12 orë, në të cilën pikë Lufta do të konsiderohet e MBARUAR!

Zyrtarisht, Irani do të fillojë ARMPUSHIMET dhe, në orën 12, Izraeli do të fillojë ARMPUSHIMET dhe, në orën 24, një FUND Zyrtar i LUFTËS 12-DITORE do të përshëndetet nga Bota.

Gjatë çdo ARMPUSHIMI, pala tjetër do të mbetet PAQËSORE dhe RESPEKTUESE. Me supozimin se gjithçka funksionon siç duhet, dhe se do të funksionojë, do të doja t'i përgëzoja të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, që patën Qëndrueshmërinë, Guximin dhe Inteligjencën për t'i dhënë fund asaj që duhet të quhet "LUFTA 12-DITORE".

Kjo është një luftë që mund të kishte vazhduar me vite dhe të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë! Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti e BEKOFTË BOTËN!" - shkroi Trump.

Ende nuk ka reagime nga Izraeli dhe Irani. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI