Flash

Sherri në gjyq/ Nëna e Santiago Malkos kërcënon Leonard Dukën: Do ta vras

Lapsi.al 24 June 2025
Sherri në gjyq/ Nëna e Santiago Malkos kërcënon Leonard

Gjyqi për grupin e strukturuar kriminal që akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ku i akuzuari kryesor është Leonard Duka, u shoqërua me debate, tensione e kërcënime. “S’të fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras! Më fute djalin në dhe”, është dëgjuar të thotë nëna e Santiago Malkos mes lotësh, ndërsa stafi i sigurisë e nxori atë nga salla. Në këtë seancë, pritej dëshmia e babait të Leonard Dukës, Muhamet Duka, por ai nuk u paraqit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërkohë, Leonard Duka ka dhënë dëshminë e tij, duke mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij

"Nuk kam patur Sky Ecc. Nuk ia kam idenë ç’janë këto kode. Nuk kam patur asnjë kontakt me ndonjë person me SKY Ecc. Nuk jam unë personi në foto. Ervis Martinajn e kam takuar por nuk kam patur komunikime të tjera me të. Babai im nuk ka patur asnjë problem" - tha Duka në gjyq.

SPAK pretendon të kundërtën ku thotë se një nga shkëndijat e përplasjeve mes grupeve kriminale ka qenë pikërisht dhunimi i babait të Leonard Dukës. Ndërkohë që dërgoi në gjykatë, dhjetra fashikuj me biseda të SKY EC, ku Duka komunikonte me Martinajn rreth mosmarrëveshjeve në biznes deri edhe në plane vrasjesh në dëm të njëri-tjetrit.

Prokuroria ka dorëzuar prova të reja në dosje, duke përfshirë edhe komunikime të zbardhura në “Sky EÇ”, që sipas saj përforcojnë lidhjet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt.  Seanca u shty për një datë tjetër, ku u ripërsërit thirrja për të dëshmuar për Muhamet Dukën.

Të pandehur në këtë proces si pjesë e grupit kriminal që planifikuan dhe ekzekutuan mikun e ngushtë të Ervis Martinajt, Santiago Malkon, janë  Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Dy vite më parë Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg 2 të pandehurit në dosjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në verën e 2019-ës në Tiranë. GJKKO dënoi me 28 vjet burgim Ilir Selmanin, ndërsa me 7 vite burgim Elvis Gaçajn.

Të këshilluara

Sa ballë ishte tërmeti që shkundi Tiranën

Tirana është shkundur nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë në orët e para të mëngjesit të sotëm Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqe...

06:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI