Flash

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

Lapsi.al 24 June 2025
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor. Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë fillimisht në 68 dollarë për fuçi, ndonëse ndërkohë është rritur për pak – 69.68 dollarë për fuçi - pasi Irani dhe Izraeli e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit pak orë pas nisjes.

Çmimet e naftës janë rritur në ditët e fundit, pas shqetësimeve se Teherani do të mund t’i pengonte furnizimet globale duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit, rrugë kryesore detare për transportin e naftës dhe gazit.

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë kanë qenë stabile, pasi presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë Izraelit që të mos gjuajë më me bomba, ndonëse e ka akuzuar edhe Iranin për shkelje të armëpushimit.

Vetëm disa orë më parë, Trump ka thënë se armëpushimi ka nisur të zbatohet. Çmimi aktual i naftës është nën nivelin që ishte kur Izraeli nisi raketa kundër qendrave bërthamore iraniane më 13 qershor.

Sulmi ndikoi në rritjen e çmimit të naftës deri në 81 dollarë për fuçi, duke shtuar shqetësimet për rritje të çmimeve të produkteve tjera të domosdoshme për jetesë. Diçka e tillë ndodhi pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë tre vjet më parë, duke ndikuar në jetët e njerëzve në mbarë globin.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit.

Izraeli konsideron se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën, ndonëse Teherani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore. Irani është hakmarrë me sulme raketore në Izrael dhe në shkëmbim e sipër të raketave janë vrarë dhe plagosur banorë të të dyja shteteve./ REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI