Flash

Vrasja e Martin Çeços/ Apeli kthen për rigjykim çështjen

Lapsi.al 24 June 2025
Vrasja e Martin Çeços/ Apeli kthen për rigjykim

Gjykata e Korçës më 10 shkurt 2025 mori vendimin që të dënojë me 83 vite burg të pandehurit për çështjen e vrasjes së Martin Çeços. Ky vendim erdhi duke iu përmbajtur kërkesës së Prokurorisë.

Ndërkohë sot Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë e ka rrëzuar këtë vendim. Trupa gjykuese e Apelit, me relatore Marsela Pepi dhe anëtarë Genti Dokollari dhe Irena Brahimi, ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë dhe të kthejë aktet për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me një trupë tjetër gjykuese.

Sipas vendimit të Apelit, kundër këtij vendimi lejohet rekurs brenda 45 ditëve, që nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Babai i viktimës është shprehur dakord për rigjykimin e çështjes në Shkallën e Parë, duke pritur drejtësi të plotë për vrasjen e të birit.

Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta.

Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. Ata akuzohen se e kanë mbytur me litar dhe kishin lënë pantoflat e Çeços buzë rezervuarit për ta bërë të dukej si vetëvrasje, por ‘telenovela’ e krijuar me dy vajza, do të zbulonte se 26-vjeçari nuk ishte vetëflijuar.

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Tiranë

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë te rruga e Durrësit në Tiranë. Në aksident janë përfshirë 3 automjete, dy makina dhe një taksi. Deri më tani ...

15:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI