Flash

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

Lapsi.al 25 June 2025
Ballkani përballet me temperatura përvëluese

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë në afër 40 gradë Celcius.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.

IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të shmangin daljet jashtë dhe të mos kryejnë aktivitete të rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës.

“Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit”, thuhet në një nga rekomandimet që IKSHPK-ja ka publikuar në rrjetet sociale.

Ndërkaq, zjarrfikësit në mbarë Ballkanin po përballen me paralajmërime për më shumë vatra zjarri, teksa është intensifikuar vala e nxehtësisë.

Zjarret veçse përfshin disa shtëpi në jug të Kroacisë gjatë fundjavës, ndërkaq zjarrfikësit në Shqipëri arritën të mërkurën që të vinin nën kontroll dhjetëra vatra zjarri.

Disa shtete në Ballkan presin që temperaturat të jenë afër 40 gradë Celsius të enjten. Në Kroaci, ku disa zona ende po përballen me pasojat e zjarreve dhe banorët janë detyruar të evakuohen gjatë fundjavës, zjarrfikësit kanë paralajmëruar për rrezik nga zjarret në mbarë vendin gjatë së enjtes.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të kontribuojnë në siguri përmes sjelljes së përgjegjshme”, tha shërbimi i zjarrfikësve përmes një deklarate.

Nga kryeqyteti Zagreb në veri, deri në Dalmaci në jug, disa rajone do të jenë në nivelin më të lartë të paralajmërimit për rrezik nga zjarret dhe për probleme shëndetësore për banorët nga i nxehti, thanë autoritetet.

Në Shqipëri, ekziston rreziku që kushtet e nxehta dhe të thata atmosferike të shkaktojnë vatra të reja zjarri. Dhe, në Serbi po ashtu janë lëshuar paralajmërime për shkak të temperaturave ekstreme, teksa të mërkurën në Beograd temperaturat arritën në 38 gradë, ndërkaq një ditë më vonë ato pritet të jenë 39 gradë Celsius./REL

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI