Flash

Detajet/ Telefonata e tensionuar Trump – Netanyahu që ndali luftën

Lapsi.al 25 June 2025
Detajet/ Telefonata e tensionuar Trump – Netanyahu që ndali

Mediat izraelite kanë zbardhur bisedën dramatike midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në kulmin e tensionit pas shpalljes së armëpushimit me Iranin. Ajo që ndodhi është raportuar “Channel 13” një nga burimet e besueshme mediatike në këtë vend.

Sipas raportit, Trump ndërhyri personalisht për të ndaluar një operacion ushtarak izraelit kundër Iranit. Ai e telefonoi Netanyahun dhe i kërkoi të anulonte sulmin ajror, duke i dhënë urdhrin e qartë: "Thuaju aeroplanëve të kthehen prapa".

Incidenti ndodhi disa orë pasi Irani shkeli armëpushimin e brishtë duke lëshuar dy raketa balistike. Trump thuhet se i tha Netanyahut: "Ju hodhët të gjithë arsenalin tuaj drejt tyre. Tani mjaft!". Kryeministri izraelit iu përgjigj duke deklaruar se sulmi iranian ndodhi pasi filloi armëpushimi. "Kjo nuk është e vërtetë, ne nuk kemi sulmuar që kur armëpushimi hyri në fuqi", thuhet se u përgjigj ai.

Pavarësisht shpjegimeve, Trump këmbënguli: "Nuk më intereson. Më fajësoni mua. Nuk ishte e qëllimshme, raketat nuk ranë dhe nuk pati dëme", - tha ai, duke iu referuar sulmeve iraniane dhe duke theksuar nevojën për të shmangur një shpërthim të ri ushtarak.

Sipas gazetës “Times of Israel” ndërhyrja e Trump zbulon tensionin, por edhe ekuilibrin delikat politik midis SHBA-së dhe Izraelit në një kohë tensionesh të larta rajonale. Episodi tregon gjithashtu rolin e drejtpërdrejtë që presidenti amerikan mban në zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe shkallën e ndikimit të tij personal mbi kryeministrin izraelit.

Menjëherë pas bisedës, Netanyahu dha urdhrin për kthimin e avionëve. Sipas raportimeve në Izrael, avionët ishin vetëm "tre minuta larg objektivit" para se kryeministri izraelit të ndryshonte urdhrin, dhe ata synonin goditjen e anëtarëve të Gardës Revolucionare. Vetëm një aeroplan goditi një radar të vjetër, pasi nuk pati kohë të reagonte, dhe pjesa tjetër u kthye mbrapsht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI