Flash

Juventus, autogol e gafa: City i jep leksion, tani rreziku Real Madrid për Tudor

Lapsi.al 26 June 2025
Juventus, autogol e gafa: City i jep leksion, tani rreziku Real Madrid për

Në ditën e tretë dhe të fundit të grupit G të Kupës së Botës për Klube, Juventus humbet 5-2 ndaj Manchester City dhe e mbyll grupin si e dyta. Në “Camping World Stadium” të Orlandos është një ndeshje e pasur me emocione, me bardhezinjtë, tërësisht të ndryshuar në formacion krahasuar me daljet e para të turneut, të detyruar të ndjekin rezultatin që në fillim.

Pas golit të Doku (9’), përgjigjet menjëherë Koopmeiners (11’), gola të ndikuar nga gabime mbrojtëse nga njëra anë (Alberto Costa) dhe nga tjetra (Ederson). Një episod tjetër i pafat më pas çon në autogolin e Kalulu (26’). Në pjesën e dytë Guardiola hedh në fushë Haaland, i cili shënon menjëherë (52’) me më të lehtin nga tap-in, pastaj Foden (69’) e mbylli përfundimisht ndeshjen. Vlahovic në minutën e 84’ shënoi golin që e zbuti disi rezultatin për bardhezinjtë. Juventus hoqi dorë nga ndeshja dhe Savinho (76’) përfitoi duke e rënduar edhe më shumë rezultatin. Tani bardhezinjtë presin kundërshtarin për në 1/8 e finales, me kërcënimin Real Madrid.

Lexo më tej: City në plazh para sfidës me Juventus: Guardiola bën pasime me lojtarët e tij

Manchester City kalon mbi Juventusin si stuhia e dhunshme që goditi Orlandon gjatë ndeshjes. Bardhezinjtë, në një ndeshje të vetme, humbin paprekshmërinë në Kupën e Botës për Klube dhe vendin e parë në grup. Jo edhe të 1/8 e finales, tashmë të sigurta përpara fillimit falë gjashtë pikëve të marra në dy ndeshjet e para me Al Ain dhe Wydad. Dhe po të mos ishte për pritjet e Michele Di Gregorio, rezultati do të ishte edhe më i rëndë se pesëgolëshi i pësuar (5-2). Skuadra e Pep Guardiolës i jep një leksion futbolli Zonjës dhe e zbret me këmbë në tokë dhe në Miami, ku më 1 korrik do të përballet me të parën e grupit H: rreziku është Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI