Flash

Rama me avion të ri drejt Hagës, pagesa arrin disa dhjetëra mijëra dollarë (VIDEO)

Lapsi.al 26 June 2025
Rama me avion të ri drejt Hagës, pagesa arrin disa dhjetëra

Pamjet e Edi Ramës që zbret nga një avion “TC EMR” në aeroportin Schiphol në Hagë dëshmojnë për një udhëtim luksi me një model Gulfstream G IVSP VIP, ku çdo orë paguhet në shifra të konsiderueshme parash për ekonominë e një familjeje të zakonshme në Shqipëri.

https://www.youtube.com/watch?v=-_PbT762NS0&ab_channel=DorianKodra

Qiraja e këtij avioni – që varion prej 6,500 dollarë deri në 7,500 dollarë për një orë – përfshin gjithçka të nevojshmë: ekuipazhin, karburantin, catering VIP dhe ndonjë shërbim ekstra si de-icing ose transfer privat.

Duke e zgjeruar pagesën për fluturimin e plotë, kosto arrin disa dhjetëra mijëra dollarë vetëm për një udhëtim nga Tirana në Hagë dhe anasjelltas. Duhet kuptuar se “TC EMR” konsiderohet një markë e konfirmuar në fluturimet e luksit në aeroportet ndërkombëtare.

Edhe më parë, kryeministri ka udhëtuar me avionë privatë në vizitat zyrtare, por rasti i udhëtimit drejt Hagës është një përjashtim, që shenjon ndarjen e Ramës nga shërbimet e kompanisë Air Albania.

Duhet thënë se TC-EMR nuk është në pronësi të qeverisë shqiptare. Ai është operuar nga Zafer Air, një kompani me bazë në Stamboll, e cila ofron këtë avion për përdorim charter.

Nuk dihet nëse ka përfunduar kontrata e Ramës me Air Albania, por ngulmimi i kryeministrit për të përdorur një avion privat bie ndesh me përpjekjet e tij për t'u shfaqur si një politikan që bën një jetë modeste. Rama përgjithësisht lëvdon jetën e thjeshtë, mohon ngasjen ndaj luksin dhe privilegjet e pushtetit, për t’u shfaqur si një njeri që mjaftohet me orët e gjata në studion e tij artistike, mes pikturave dhe poçeve të baltës.

Pak javë më parë, kur fluturoi në një udhëtim drejt Londrës mediat pranë qeverisë publikuan faturat e biletave të avionit me të cilin kishte udhëtuar familja Rama. Por përpjekjet e Dosja.al medias që publikoi pamjet, për të bërë transparencë mbi pagesën e fluturimit në Hagë, kanë mbetur pa përgjigje.

Në raste si këto, duken qesharake edhe qëndrimet e kryeministrit, kur ai flet me një lloj përbuzjeje për luksin që i garantojnë pagesat nga buxheti i shtetit.

“Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Më vjen zor dhe habitem, çfarë fluturimi luksi? Të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim, edhe gjatë gjithë kohës, i bëj vetëm në economics si të gjithë të tjerët, të gjitha.

Fluturimet e punës, me avionin që pata mundësi të kem, janë fluturime pune, janë shkurtim kohe, shkurtim shpenzimesh. Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat.”

Sipas të dhënave të mbledhura nga disa operatorë ndërkombëtarë që japin me qira këtë model avionësh, çmimi për çdo orë fluturimi llogaritet mesatarisht nga 6,500 deri në 7,500 dollarë amerikanë dhe duke marrë për bazë distancën Tiranë–Hagë, rreth 1,800 kilometra në vijë ajrore, një fluturim mesatar zgjat rreth 3 orë e 10 minuta.

Rama reagon sërish për udhëtimet me charter: Të dyndin me shpifje

Ironia e Lubonjës: Rama me charter si Messi dhe Ronaldo

Çoroditja e shifrave për udhëtimet charter të Edi Ramës

Me një llogari të thjeshtë, udhëtimi vetëm vajtje kushton mbi 20,000 dollarë. Nëse udhëtimi është vajtje-ardhje, atëherë fatura kalon bindshëm shifrën e 40 mijë dollarëve – pa përfshirë ndalesat teknike, tarifat e pistës apo ndonjë kapriço protokollare shtesë.

Mbërrijmë kështu tek pyetja politike, që nuk ka nevojë për debat parlamentar: Kush i paguan paratë? Nëse fatura mbulohet nga fondet publike, atëherë publiku ka të drejtë të dijë përse u zgjodh një avion privat me kosto të tillë? Nëse shpenzimi mbulohet nga vetë z. Rama apo nga ndonjë sponsor joformal, atëherë shqetësimet kalojnë në sferën e transparencës dhe konfliktit të interesit. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI