Flash

Toka po rrotullohet më shpejt rreth vetes/ Këtë verë do shënohet dita më e shkurtër

Lapsi.al 26 June 2025
Toka po rrotullohet më shpejt rreth vetes/ Këtë verë do

Rrotullimi i Tokës ka filluar të përshpejtohet që nga viti 2020 duke i shkurtuar (në mënyrë të padukshme) 24 orët e ditës mesatare diellore me disa milisekonda. Astrofizikani britanik Graham Jones e shpjegon këtë në faqen e internetit “timeanddate.com”.

Të mërkurë e 9 korrikut, të martën e 22 korrikut dhe të martën e 5 gushtit janë tre data që mund të vendosin një rekord të ri për ditën më të shkurtër të matur ndonjëherë këtë verë. “Planeti ynë është një matës kohe pothuajse perfekt, por jo tamam”, - thotë Jones.

“Mesatarisht, Toka rrotullohet një herë rreth boshtit të saj në 86 400 sekonda (ose 24 orë) me një shkurtim prej rreth 1 milisekonde”, një luhatje më e shkurtër se hapja e syrit, e cila mund të zbulohet vetëm duke përdorur një orë atomike.

Deri në vitin 2020, rrotullimi i Tokës ishte ngadalësuar gradualisht dhe dita më e shkurtër e regjistruar ndonjëherë ishte vetëm 1.05 milisekonda më e shkurtër. Më pas, trendi u përmbys dhe rrotullimi i Tokës u përshpejtua duke vendosur rekorde të reja vit pas viti, veçanërisht në muajt e verës.

Ditët më të shkurtra ishin 30 qershori 2022 që ishte 1.59 milisekonda më e shkurtër dhe 5 korriku 2024 që ishte 1.66 milisekonda më e shkurtër. Këtë vit, Toka pritet t'i afrohet kësaj vlere rekord përsëri rreth 9 korrikut, 22 korrikut dhe 5 gushtit.

Ekzistojnë 3 data të mundshme sepse ndryshimet afatshkurtra në gjatësinë e ditës ndikohen nga orbita e Hënës: rrotullimi i Tokës është më i shpejtë kur Hëna është shumë në veri ose në jug të ekuatorit të Tokës.

Është e vështirë të thuhet pse Toka e përshpejtoi rrotullimin dhe se kur do të ngadalësohet përsëri thotë astrofizikani Jones. "Ndryshimet afatgjata në shkallën e rrotullimit të Tokës ndikohen nga një listë e gjatë faktorësh duke përfshirë lëvizjet komplekse të bërthamës së Tokës, oqeaneve dhe atmosferës" – tregon ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Çukë të Sarandës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këto momente në zonat periferike të Sarandës. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Çukë me drejtim zonën malore të Me...

18:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI