Flash

Grabitet rezidenca e Brad Pitt në Los Angeles

Lapsi.al 27 June 2025
Grabitet rezidenca e Brad Pitt në Los Angeles

Rezidenca 5.5 milionë dollarëshe e Brad Pitt në lagjen luksoze Los Feliz të Los Anxhelosit është grabitur mbrëmjen e së mërkurës, ka konfirmuar Page Six.

Një zëdhënës i policisë së LAPD-së tha se tre persona kanë kapërcyer rrethimin dhe janë futur nëpërmjet një dritareje në pjesën e përparme të shtëpisë, rreth orës 22:30 dhe janë larguar me sende ende të paidentifikuara.

Policia nuk konfirmoi zyrtarisht pronësinë e banesës, por mësohet se bëhet fjalë për shtëpinë që aktori i njohur bleu në prill të vitit 2023 nga trashëgimtarja e naftës, Aileen Getty. Në të njëjtën kohë, Getty bleu shtëpinë e mëparshme të Pitt për plot 33 milionë dollarë, gjithashtu në të njëjtën lagje.

Brad nuk ndodhej në shtëpi në momentin e grabitjes, pasi është aktualisht në një turne promovues për filmin e tij të ri “F1”, me paraqitje të fundit në Londër, Meksikë dhe New York.

Jennifer Aniston, ish-bashkëshortja e parë e Pitt, përjetoi gjithashtu një incident kur një burrë u përplas me makinë në portën e rezidencës së saj 21 milionë dollarëshe në Bel-Air. Autori, Jimmy Wayne Carwyle, u arrestua për dëmtim të qëllimshëm prone (felony vandalism). Aniston raportohet se ishte në shtëpi në atë moment.

 

 

Të këshilluara

Amber Heard rikthehet në skenë

Aktorja Amber Hear do të ngjitet sërish në skenë si pjesë e premierës botërore të dramës së re Spirit of the People, me autor dramaturgun e njohur Jeremy O. Har...

18:09

Ribashkohen Joe Jonas dhe Sophie Turner?

Joe Jonas, këngëtari i njohur i hitit “Cake by the Ocean”, dhe aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner, janë fotografuar së bashku duke bërë një shëtitje në ...

17:39

Martesa e çiftit Bieber në rrezik?

Ndërsa thashethemet për statusin e martesës së tyre vazhdojnë të qarkullojnë, një raport i ri pretendon se Justin është ndjerë “i irrituar” nga Hailey. Ai “n...

13:34

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI