Flash

Ministria e Mbrojtjes: Dy vatrat e zjarrit gjatë ditës së sotme janë shuar

Lapsi.al 27 June 2025
Ministria e Mbrojtjes: Dy vatrat e zjarrit gjatë ditës së sotme

Ministria e Mbrojtjes raporton se gjatë ditës së sotme janë raportuar 3 zjarre, të cilat janë shuar.

“Forcat në terren shuan vatrën në një sipërfaqe me shkurre në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë si dhe zjarrin e rënë në një automjet në rrugën 28 Nëntori, njësia administrative Nr.10, bashkia Tiranë.

Po ashtu në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombol gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombolës së gazit znj. Mara Biba, vjeç 64, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Jemi në ndjekje të situatës dhe në koordinim me strukturat në nivel qendror dhe vendor”, njofton ministria.

Lexo më tej: Po transportonte drejt 8 emigrantë, shpallet në kërkim 26-vjeçari nga Maliq 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI