Flash

Ndotja me naftë kërcënon Parkun Kombëtar të Vjosës (FOTO)

Lapsi.al 27 June 2025
Ndotja me naftë kërcënon Parkun Kombëtar të Vjosës

Pamje alarmante vijnë nga Poçemi në Mallakastër, në afërsi të fushës naftëmbajtëse Gorisht-Kocul, e administruar nga kompania shtetërore Albpetrol. Rrjedhjet e naftës së papërpunuar, që nis nga stacionet e kompanisë dhe derdhet në Përroin e Madh të Mërtirajt, po përfundojnë në lumin Vjosë, duke ndotur një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë.

Zona përmban rreth 150 puse aktive nafte të shtrira në 6 km². Megjithëse këto ndodhen jashtë kufijve administrativë të Parkut Kombëtar të Vjosës, ndikimi i ndotjes është i drejtpërdrejtë.

Kompanitë janë përpjekur të pastrojnë përroin që derdhet në Vjosë, por sipas Nikës, “është një përpjekje amatoreske”. Ai bën thirrje për zbatimin e parimit “ndotësi paguan” dhe hartimin e një plani të plotë rehabilitimi.

Situata është bërë më kritike këtë vit për shkak të temperaturave të larta, të cilat kanë ndihmuar përhapjen më të shpejtë të naftës në ujë. Organizata ndërkombëtare “Blue Heart River” ka cilësuar ndotjen si “alarmante”, ndërsa reagimi institucional vazhdon të mungojë.

Ndërkohë, vetëm një muaj më parë, Shqipëria aplikoi për të përfshirë Vjosën në Rrjetin e Rezervave të Biosferës të UNESCO-s. Ironikisht, i njëjti lumë që synohet të ruhet në nivel ndërkombëtar, po shkatërrohet para syve të një shteti që zgjedh të mos shohë.

Aktivistë si Joshua David Lim, të organizatës RiverWatch, kanë dokumentuar përmes videove ndotjen në Vjosë, duke e përshkruar atë si “një lumë të vdekur, ku asgjë nuk mbijeton”. Organizata “EcoAlbania” publikoi pamje të reja ku dallohet një gjarpër i ngordhur në brigjet e lumit, viktimë e drejtpërdrejtë e ndotjes me naftë.

Ndërkohë që Shqipëria mburret me Parkun Kombëtar të Vjosës – të vetmin lumë të egër në Evropë – veprimet (apo mungesa e tyre) e institucioneve flasin për një hipokrizi të trashë që po i jep natyrës shqiptare një biletë pa kthim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI