Flash

Zbulohet shkaku i vdekjes së babait të Rihanna-s

Lapsi.al 27 June 2025
Zbulohet shkaku i vdekjes së babait të Rihanna-s

Babai i këngëtares së njohur Rihanna, Ronald Fenty, ka ndërruar jetë më 30 maj në moshën 71-vjeçare në Cedars-Sinai Medical Center në Los Anxhelos, me familjen pranë tij.

Sipas certifikatës së vdekjes të siguruar nga TMZ, shkaku kryesor i vdekjes ishte një kombinim sëmundjesh serioze, përfshirë kancer pankreatik, pneumoni aspirative (infeksion bakterial në mushkëri), si dhe dështim akut respirator. Shkaqe dytësore përfshijnë dështim akut të veshkave dhe nekrozë tubulare, të cilat lidhen me dëmtime të mëdha në veshka.

Rihanna, e cila është aktualisht shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me reperin A$AP Rocky, ka pasur një marrëdhënie të vështirë dhe shpesh të tensionuar me të atin. Në intervista të mëparshme, ajo ka folur për periudha të largimit dhe konflikteve, veçanërisht pas komenteve të tij publike pas incidentit të dhunës nga Chris Brown në vitin 2009.

Në një intervistë me Oprah Winfrey në vitin 2012, Rihanna rrëfeu:“E riparova marrëdhënien me babain tim. Ai ishte një baba i mirë, por si bashkëshort kishte shumë probleme. Me kalimin e kohës mësova të bëj dallimin mes dy roleve.”

Megjithatë, tensionet u rikthyen në vitin 2019 kur Rihanna e paditi të atin për përdorim të paautorizuar të emrit të saj për përfitime financiare. Ajo e akuzoi se kishte gënjyer publikisht duke pretenduar se kishte të drejtën të përfaqësonte këngëtaren në emër të kompanisë “Fenty Entertainment.” Padia u tërhoq në vitin 2021, përpara se të shkonte në gjyq.

Pavarësisht marrëdhënies së ndërlikuar, një burim për Daily Mail tregoi se vdekja e Ronald e ka goditur thellë Rihanna-n: “Ajo e ka falur të atin dhe, në fund, u rikthyen në një marrëdhënie dashurie mes babait dhe vajzës.”

Rihanna është nënë e dy fëmijëve – RZA (3 vjeç) dhe Riot (1 vjeç) – dhe tani pret fëmijën e tretë.

 

Të këshilluara

Gjermania rrit ndjeshëm pagën minimale

Paga minimale në Gjermani pritet të rritet me rreth 14% gjatë 18 muajve të ardhshëm, sipas një marrëveshjeje që duket se shmang një çështje potencialisht përçar...

16:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI