Flash

19 punëtore të një fabrike në Egjipt humbin jetën nga një aksident tragjik

Lapsi.al 28 June 2025
19 punëtore të një fabrike në Egjipt humbin jetën nga

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në veri të Egjiptit të premten duke lënë të vdekur 19 persona, të cilat ishin punëtore në një fabrikë.

Një kamion u përplas me një minibus që transportonte punëtoret nga fshati i tyre, Kafr al-Sanabsha, në provincën Menufiya, rreth 100 kilometra në veri të Kajros në deltën e Nilit, njoftoi gazeta zyrtare Akhbar al-Youm ("Lajmet e Sotme", në një përkthim të lirë).

Sipas një liste viktimash të publikuar nga një gazetë tjetër shtetërore, Al-Ahram (“Piramidat”), shumica e punëtoreve që vdiqën ishin adoleshente, përfshirë dy 14-vjeçare. Mediat lokale i përshkruan viktimat si “dëshmitarë të punës së përditshme” dhe u bënë thirrje autoriteteve të përmirësojnë gjendjen e rrugës ku ndodhi aksidenti.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI