Flash

Shëngjin/ Shpëtohen dy persona, mjeti i tyre lundrues pësoi defekt te ‘Rana e Hedhun’

Lapsi.al 28 June 2025
Shëngjin/ Shpëtohen dy persona, mjeti i tyre lundrues pësoi

Policia kufitare e Lezhës ka parandaluar një tragjedi në det, ku dy persona rrezikuan jetën pasi mjeti lundrues me të cilin udhëtonin pësuan defekt dhe u larguan nga bregu për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, policia mori njoftimin për incidentin që po ndodhte përballë plazhit “Rana e Hedhun”.

“Një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë Kufitare Shëngjin, u mobilizuan me mjete lundruese dhe Jet Ski për të ofruar ndihmën e nevojshme. Dy personat në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore, pa pësuar dëmtime.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:00 të datës 28.06.2025, Salla Operative e Policisë mori njoftim se, përballë plazhit “Rana e Hedhun”, një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u angazhuan me mjet lundrues dhe Jet Ski për ofrimin e ndihmës së menjëhershme.

Falë reagimit  dhe veprimeve të koordinuara, mjeti lundrues u tërhoq nga mjeti i Policisë Kufitare deri në portin e Shëngjinit. Dy shtetasit që ndodheshin në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vijojnë angazhimin me përkushtim për garantimin e sigurisë në hapësirat ujore dhe tokësore, si dhe për ofrimin e ndihmës ndaj pushuesve dhe qytetarëve, në çdo rast emergjence.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI