Flash

Ish-i i Taylor Swift thumbon këngëtaren: “Poeti më i mirë”

Lapsi.al 29 June 2025
Ish-i i Taylor Swift thumbon këngëtaren: “Poeti më i

Matty Healy, ish-i i Taylor Swift dhe frontmeni i grupit “The 1975”, duket se ka thumbuar këngëtaren e njohur gjatë një performance në Glastonbury Festival në Angli.

Gjatë koncertit të së premtes mbrëma në Worthy Farm, Somerset, Healy u drejtua turmës duke thënë:

“Ajo që po kuptoj nga ky moment është se ndoshta jam më i miri.”

“Ndoshta jam kantautori më i mirë i brezit tim,” vazhdoi ai, ndërsa ngriti një gotë birre. “Më i miri, si thoni ju — NJË POET — zonja dhe zotërinj, ky jam unë.”

Komentet e Healy u interpretuan si një thumbim ndaj albumit të vitit 2024 të Swift, “The Tortured Poets Department”, për të cilin thuhet se përmban disa referenca ndaj marrëdhënies së saj të shkurtër me Healy.

Healy dhe  Swift ishin në një lidhje të shkurtër nga maji deri në qershor të vitit 2023, pak pas ndarjes së artostes nga aktori Joe Alwyn. Gjatë asaj kohe, ata u panë shpesh bashkë në publik dhe Healy ndoqi disa nga koncertet e turneut “Eras” të Swift.

Ata u fotografuan gjithashtu duke dalë nga studioja “Electric Lady” në Nju Jork dhe duke u përqafuar në “Casa Cipriani” me miqtë Jack Antonoff dhe Margaret Qualley.

Sipas burimeve për “Entertainment Tonight”, ndarja e tyre ndodhi për shkak të “mospërputhjeve dhe orareve të ngarkuara”.

Kur Swift publikoi albumin “The Tortured Poets Department” në prill 2024, fansat spekuluan se disa këngë si:"Guilty As Sin","Down Bad", "Chloe or Sam or Sophia or Marcus","The Smallest Man Who Ever Lived", "I Can Fix Him (No Really I Can)",  ishin të frymëzuara nga lidhja e saj me Healy.

Një burim i tha “Us Weekly” se Healy ishte “i habitur dhe i lënduar” nga përmbajtja e albumit.

Taylor tani është në një lidhje me Travis Kelce, ndërsa Matty u fejua me modelen Gabbriette Bechtel në qershor të vitit 2024.

 

Të këshilluara

Diddy dhe djali i tij akuzohen për p*rdhunim

Justin Combs akuzohet se ka  bindur një grua nga Luiziana të udhëtonte në Los Angeles për t'u përdhunuar në grup nga babai i tij, Sean "Diddy" Combs, dhe dy "bu...

18:50

Amber Heard rikthehet në skenë

Aktorja Amber Hear do të ngjitet sërish në skenë si pjesë e premierës botërore të dramës së re Spirit of the People, me autor dramaturgun e njohur Jeremy O. Har...

18:09

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI