Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Brad Pitt thyen rekordet me “F1”

Lapsi.al 30 June 2025
Brad Pitt thyen rekordet me “F1”

 

Filmi më i ri i Brad Pitt, “F1” është zyrtarisht premiera më e suksesshme në karrierën e aktorit.

Sipas agjencisë Associated Press, “F1” arkëtoi 55.6 milionë dollarë në Amerikën e Veriut gjatë fundjavës së parë dhe 144 milionë dollarë në mbarë botën, duke u bërë filmi me hapjen më të madhe ndonjëherë për Apple.

Sipas drejtuesit të shpërndarjes në Warner Bros., Jeffrey Goldstein, Pitt ishte “përbërësi sekret” i suksesit të filmit.

“Ne prisnim që filmi të performonte mirë ndërkombëtarisht për shkak të popullaritetit të Formula 1,” – tha ai, “por Pitt ishte thelbësor.”

Apple dhe Warner Bros. bashkëpunuan për shpërndarjen e filmit, dhe zyrtarë të kompanisë e përshkruan premierën si të “jashtëzakonshme”.

“Debutimi i fuqishëm i filmit pasqyron entuziazmin për Formula 1 dhe historinë emocionuese që solli ekipi krijues,” – tha Zack Van Amburg, shefi i videove në Apple.

Në film, Brad Pitt luan rolin e Sonny Hayes, një ish-pilot i Formula 1 që kthehet në pistë për të ndihmuar një skuadër të dobët, APXGP, të ngjitet për herë të parë në podium.

Ai bashkohet me mikun e tij të vjetër, Ruben Cervantes (luajtur nga Javier Bardem) dhe përballet me sfida, përfshirë një pilot të ri arrogant, Joshua Pearce (Damson Idris).

Producenti Jerry Bruckheimer zbuloi se Pitt ishte i apasionuar pas makinës:

“Nuk priste dot të futej në makinë. Kur xhirimet përfunduan pas dy vitesh, e kishim të vështirë ta nxirrnim nga makina.”

“Dita më e trishtuar për Brad ishte kur i thamë ‘mbaruam’ dhe ai duhej të dilte nga makina. E dashuroi çdo sekondë të xhirimeve.”

 

Të këshilluara

Kanye West, këngë dedikuar Diddy

Teksa gjyqi penal ndaj Sean “Diddy” Combs po afrohet drejt përfundimit, djali i tij, Christian “King” Combs, publikoi të premten albumin e ri Never Stop, në bas...

16:41

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI