Flash

Emergjencat: Këtë të hënë u raportuan 20 vatra zjarri në vend

Lapsi.al 30 June 2025
Emergjencat: Këtë të hënë u raportuan 20 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri në orën 20:30, datë 30.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri, të cilat janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale. Shpërndarja e vatrave të zjarrit është si më poshtë.

1. Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau - Dejës.

2. Në fshatin Vilë - Ballaj, njësia administrative numër Gosë, bashkia Rrogozhinë.

3. Në fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.

4. Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau - Dejës, bashkia Vau – Dejës.

5. Në lagjen Nr.2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.

6. Në fshatin Kaç, njësia administrative Vau - Dejës, bashkia Vau – Dejës.

7. Në fshatin Katund i Ri, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.

8. Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.

9. Në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

10. Në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, njësia administrative Nr.2, bashkia Vlorë.

11. Në fshatin Gruemirë, njësia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe.

12. Në fshatin Nënshatë, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau – Dejës.

13. Në fshatin Kosmaç, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës.

14. Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe.

15. Në fshatin Pojan, njësia administrative Topjë, bashkia Fier.

16. Në fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.

17. Në fshatin Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.

18. Në njësinë administrative Novoselë, bashkia Vlorë.

19. Në fshatin Gegë, njësia administrative Kozare, bashkia Kuçovë.

20. Në lagjen SMT, njësia administrative Lezhë, bashkia Lezhë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse, 197 forca operacionale. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme. 

Të këshilluara

Manuali për kapjen e medias: Made in Albania

Një aspekt kyç i sistemit politik shqiptar është aparati i tij mediatik, i cili funksionon si zëdhënësi kryesor i propagandës së qeverisë. Reporterët pa Kufij e...

18:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI